Futboll

Ndihej si bebe para tij, ja si i ndryshoi karrierën kapiteni Cana portierit francez

Portieri i Bordeaux, Benoit Costil, ka dhënë një intervistë për mediet franceze. Ai foli për momentin ku kishte mbërritur në Francë me skuadrën e Caen në sezonin 2007-08, pak rëndësi ka kjo për tifozët shqiptarë, pasi 30-vjeçar njihet shumë pak, ose aspak në vendin tonë. Në fakt, na bëri përshtypje deklarata e tij. Ai foli dhe tha disa fjalë të mëdha për kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Cana. Ky i fundit ishte pjesë e Marseille në kohën që portieri ishte pjesë e Caen. Ai thekson se para lojtarëve të këtij ekipi dhe kapitenit Cana ndihej si një bebe. Këtë gjë e thotë, pasi nuk ishte aspak i mbushur me muskuj, por shumë larg konstruktit fizik të lojtarëve të Marseilles.

“Në Marseille kur isha me Caen, para ndeshjeve në tunel, ndihesha si një bebe… Shihja Lorik Canën, Steve Mandanda, Zenden, Djibrili Cisse, i thoja vetes kjo nuk është e mundur, në një duel ajror do të shkatërrohesha. Prej atij momenti vendosa të merrja më shumë masë muskulore dhe fitova rreth 10 kg”,  – u shpreh portieri i ekipit francez. Duket se takimi me Canën dhe shokët e tij të ekipit ka qenë një pikë kthese e rëndësishme për “gardianin e portës”. Në sezonin 2007-08, Cana ka qenë pjesë e ekipit të Marseilles, madje ka qenë kapiteni i francezëve. Kapiteni ka lënë një emër shumë të mirë në Francë dhe të gjithë kanë respekt për të.

Ai luajti me Marseillen deri në vitin 2009, më pas kaloi në Premier Leaguen angleze ku luajti një vit me ekipin e Sunderland-it. Shqiptari ishte kapiten në klubin ishullor. Një sezon në kampionatin më të fortë në botë dhe kalimi në Turqi te skuadra e Galatasarayt. Në Turqi nuk kaloi një vit me stabilitet, diçka të tillë e kërkoi në Itali. Firmosi me Lazion dhe kaloi 4 vite me ulje dhe ngritje, një vit me Nantes dhe karriera e tij u ndal aty. Cana është një emër shumë i dashur për shqiptarët, pasi ka bërë shumë për kombin tonë. Ai është një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar.

Related posts

Milan përgatit kontratën anti-Juventus dhe Real Madrid

Q.Autor

Golashënuesit më të mirë në historinë e ‘El Clasico’-s, kryeson ylli i …

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Silva, Gabriel Jesus ndëshkon për Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment