Champions League Futboll Sport

Schick optimist: E dimë sesi mposhtet Liverpool

Patrik Schick beson, se Roma ka shanse të shënojë tre gola të mërkurën, pasi Liverpool-i, nuk është aq i fortë në repartin difensiv si në sulm. Verdhekuqtë humbën 5-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në “Anfield” dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në “Stadio Olimpico” këtë javë.

Ndonëse kryeqytetasit kanë një mal për t’u ngjitur, ata kanë përmbysur një defiçit 4-1 ndaj Barcelonës në raundin e mëparshëm me një fitore 3-0 duke eliminuar katalanasit, që ishin favoritë për të fituar trofeun e Champions League. Gjithsesi duke patur në mendje gabimin e Barcelonës, duket e vështirë që Klopp dhe të tijët të eliminohen nga ky kompeticion. “Ashtu si kundër Barcelonës, do të ketë një atmosferë të mrekullueshme”, parashikoi Schick, duke folur për Programin e Ndeshjes Zyrtare të Romës.

“Nëse është e mundur do të jetë edhe më shumë kundër Liverpool-it. Në fund të ndeshjes së parë pamë, se ata nuk janë aq të forta në pjesën e pasme si në sulm, kemi mundësinë të shënojmë tre gola në shtëpi. Sipas mendimit tim ne duhet të futemi në fushë pa frikë, me vendosmëri të madhe dhe guxim të madh”, vazhdoi sulmuesi çek. Tensionet janë të mëdha në mes të dy grupeve të mbështetësve, pasi tifozi i Liverpool-it, Sean Cox pas një sulmi nga verdhekuqtë ra në koma para ndeshjes së parë. “Lutjet e mia dhe ato të të gjithë dhomës së zhveshjes shkojnë për familjen e Sean. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, është vetëm futboll dhe duhet të ketë respekt në mes të gjithëve”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ndeshja Qarabag-Arsenal, vendasit duan të shkruajnë historinë

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Griezmann, në përkrahje të kthimit të Neymar në Barcelonë

Delo.autor

E RRALLË/ Presidentët TRUMP dhe INFANTINO i japin “karton të kuq” MEDIAS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment