Futboll Premier League Sport

Ndodh edhe kjo/ Salah rrezikon 2 ndeshje pezullim në kampionatin anglez

Mohamed Salah rrezikon të dënohet për dy ndeshjet e fundit të Liverpool në Premier League.Dhe kjo do t’i jepte yllit të Tottenham Harry Kane një motivim ekstra në luftën për Këpucën e Artë.

Sektori disiplinor i FA pritet të shqyrtojë përplasjen e egjiptianit me Bruno Martins Indi të Stoke gjatë barazimit pa gola në Anfield të shtunën.FA është vënë në dijeni nëpërmjet postimeve të shumtë në mediat sociale të incidentit, ku ylli i Kuq duket që ka dashur të godasë mbrojtësin pranë mesit të fushës.

Arbitri Andre Marriner nuk e ka parë këtë incident, i cili ka ndodhur pak përpara pjesës së parë.Sipas rregullores së FA, çdo sjellje e dhunshme që nuk shikohet nga arbitri i dërgohet panelit të disiplinës që është i përbërë nga tre ish-arbitra, që duhet të vendosin në mënyrë unanime nëse do ta dënojnë apo jo lojtarin.

Salah do të zbulojë brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të dënohet apo jo.

Related posts

E mund edhe vendi i fundit, Hamburgu i Mavraj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria

Q.Autor

Pickford pret penalltinë e Baccës, të gjithë anglezët festojnë por JO mesfushori i Tottenham

Isa.Autor

MERR FUND DINAMO/ Klubi LEGJENDAR është në gjendje të MJERUESHME

Isa.Autor

Leave a Comment