Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Lojtari i Kombëtares drejt hapit të madh në karrierë, pranë kalimit tek klubi i Serie A

Emanuele Ndoj nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në verën e vitit 2022 me skuadrën e Breshas. E nisur nga kjo situatë, duket se skuadra të tjera janë të interesuara të kenë shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Nga sa bëhet me dije, Salernitana po bën gjithçka gati për të pasur në skuadër mesfushorin kuqezi, i cili krahas formës së mirë, shpërthimeve dhe paraqitjeve me Breshan, është ndalur shpesh prej dëmtimeve apo vitin e shkuar edhe prej infektimit me Covid-19.

Sipas mediave pranë skuadrës së Breshas, po përgatitet transferimi drejt Serisë A me një huazim dhe të drejtë blerjeje në fund të sezonit, që mund të bëhet e detyrueshme, në rast se Salernitana do të mbijetojë edhe vitin tjetër në elitën italiane.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Vllaznia. Rezultati 0-2

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Daja: Jemi në krye, mungesat i japin mundësi…

Delo.autor

Leave a Comment