Futboll Seria A Sport

Nga Udinese te Napoli, këta janë dështimet e javës së 32-të

Java e fundit e Serisë A mund të thuhet se ka qenë një javë e ekuilibruar, me shumë barazime (Chievo-Torino, Atalanta-Inter, Fiorentina-Spal e Milan-Napoli) dhe pa surpriza. Pavarësisht nga kjo, nuk kanë munguar paraqitjet zhgënjyese, që kanë ndikuar në forminimin e 11 më të këqijve të kampionatit italian.

Ndeshja e luajtur kundër Milan ka konfirmuar sinjalet e muajit të fundit: “axurrët” janë të lodhur. Skuadra provon të krijojë me sistemin e zakonshëm të lojës, por mungon kthjelltësia për të vendosur ndeshjet. Për këtë arsye, Mertens kthehet në formacionin më të këqijve, i fikur dhe në asnjë moment i rrezikshëm. Në krah të tij është shoku i skuadrës Milik, i cili ka pasur rastin e artë në minutën e 92-të, që mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes. Donnarumma ka bërë një pritje të shkëlqyer, por polaku mund të kishte bërë më shumë.

Pjesa tjetër e formacionit përbehet kryesisht nga lojtarët e Udinese, të cilët kanë zhgënjyer edhe kundër Cagliari-t. Samir, Nuytinck dhe Adnan, në mbrojtje; në mesfushë kanë bërë paraqitje të këqija edhe De Paul me Jankto, të aktivizuar nga stoli për t’i dhënë më shumë freski skuadrës në sulm, por pa sukses. Për sa i takon pjesës tjetër, Perin është në portë, ndërsa mesfushoa kompletohet nga Borja Valero dhe Stoian. Torinezi Belotti është i 11-ti pas gabimeve të bëra kundër Chievo-s.

Formacioni
Skema 3-4-3

Perin 5,5; Samir 4,5, Nuytinck 4,5, Adnan 5; De Paul 5, Jankto 5, Borja Valero 5, Stoian 5; Mertens 5, Milik 5, Belotti 5. Stoli: Vukovic 5, Faraoni 5; Mandragora 5, Rogerio 5; Kalinic 5, Simeone 5

Related posts

BARCELONA NË KAOS/ Katalanasit ndalen sërisht, El Haddadi eviton turpin (VIDEO)

Isa.Autor

Kualifikimi me Meksikën/ Brazili thyen rekord botëror, lë pas Gjermaninë për…

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Një penallti eviton dramën, Shqipëria mbyll me fitore kualifikueset historike

Delo.autor

Leave a Comment