Futboll

Nis sfida në Shkodër. Vllaznia për mbijetesën, Luftëtari për kupat e Europës

Në “Loro Boriçi” po luhet ndeshja mes Vllanisë dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 30 të Superligës.

Vllaznia 0-0 Luftëtari

Minutë pas minute

1′ Nis takimi në Shkodër

Në “Loro Boriçi” do të luhet një sfidë deçizive mes Vllaznisë dhe Luftëtarit e cila domosdoshmërisht do të përcaktojë shumë për të dy skuadrat.

Shkodranët kanë komplikuar gjithçka në javën e fundit pasi janë mundur nga Teuta në përballjen direkte për mbijetesë dhe rrezikojnë shumë për të rënë. Një humbje kundër gjirokastritëve do të ishte shkatërruese për ekipin por edhe barazimi nuk jep aspak garanci.

Nga ana tjetër Luftëtari tashmë prej më shumë se 2 fazash po kalon një moment shumë pozitiv që u pasqyrua edhe në ndeshejn e fundit kundër Laçit. Gjirokastritët e kanë synimin e qartë dhe në Shkodër do të kërkojnë 3 pikët për të parakaluar përkohësisht Partizanin në renditje, duke i marrë vendin e 3-t.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Ribaj, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rapa, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja Rejdi Avdo, Denis Rexha, Adrian Beqiri

Related posts

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Barcelona nuk bind në testin e parë, Koeman duhet të shqetësohet

Delo.autor

DËMTIMI I MESSIT/ Inter Miami përditëson situatën e sulmuesit

F.autor

Tifozët SHQIPTAR të Liverpool takojnë Shaqirin, firmos FLAMURIN KOMBËTAR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment