Seria A

Një Udinese e veçantë, 11 fanella të ndryshme në fushë ndaj Lazio-s

Udinese ka veshur 11 fanella të ndryshme nga 11 sezonet e fundit në humbjen 2-1 ndaj Lazio-s dhe do t’i nxjerrë në ankand për bamirësi.

Fanellat e lojës ishin të gjitha të ngjashme, me shirita të bardha dhe të zinj, ngjyrat tipike të skuadrës italiane.

Fanellat e veshura nga lojtarët do të dalin në ankand dhe paratë e fituara nga ato do të kalojnë për bamirësi.

Kevin Lasagna i dha avantazhin Udinese, që është vetëm gjashtë pikë më shumë se një vend që bie nga kategoria, me një goditje me kokë.

Por Ciro Immobile barazoi rezultatin dhe përgatiti golin e fitores të shënuar nga Luis Alberto duke e ngjitur lazmo-n në vend të tretë të renditjes së Serie A.

Ata mbeten mbi rivalët e kryeqytetit Roma vetëm me diferencë golash.

Related posts

“SHPËRTHEN” SULMUESI I DORTMUND/ Haaland i papërmbajtshëm, shënon tripletë kundër Rumanisë (VIDEO)

Delo.autor

18-VJEÇARI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Milan sfidon Inter dhe Juventus për një talent të madh…

Delo.autor

INTERISTAT HARROJNË HUMBJEN/ Vanda Nara i “ngre moralin” me foto “hot” 

Isa.Autor

Leave a Comment