Futboll Sport

Hyri në histori/ Mihajlovic kërkon 10 milion euro dëmshpërblim

Paralajmërohet një betejë e fortë ligjore mes trajnerit serb Sinisa Mihajlovic dhe klubit portugez të Sporting Lisbona. Ish-trajneri i Milan, i shkarkuar nga drejtuesit e rinj portugezë, pas vetëm 8 ditë nga nënshkrimi i kontratës, për rrjedhojë të dorëheqjes s ëish-presidentit Bruno de Carvalho, tashmë pretendon që të respektohet plotësisht marrëveshja e nënshkruar vetëm pak javë më parë.

Sipas asaj që raporton “A Bola”, Mihajlovic kërkon një dëmshpërblim prej 10 milionë euro. Ndërsa drejtuesit e klubit të Sporting pretendojnë se kontrata mund të prishej pa asnjë pasojë financiare, për shkak se parashikonte një periudhë prove prej 15 ditë nga nënshkrimi, i realizuar më datë 18 qershor.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjermani-Maqedonia e Veriut. Rezultati 1-2

Delo.autor

“ISHTE FATKEQËSI E MADHE”/ Flet presidenti Halili: Pas tragjedisë flasim për futboll…

Delo.autor

MERKARTO E BUJSHME/ Kërkohet me ngulm nga ish-trajneri i tij, mbrojtësi Hysaj shumë pranë skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment