Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E BUJSHME/ Zbulohet skema si skuadra spanjolle po bind Mbappe, menaxheri tërbohet…

Ka nisur numërimi mbrapsht për transferimin e Mbapesë te Reali i Madridit. Gazeta “MARCA” shkruan se plani i skuadrës spanjolle është për ta transferuar atë në vitin 2022 dhe janë gati që ta mbulojnë me ar.

Sulmuesi francez do të përfitojë një bonus 40 milionë euro në momentin që do të hedhë firmën me Realin dhe rroga e tij do të jetë 25 milionë euro.

Sulmuesi nuk ka ndryshuar mendje dhe do të vazhdojë të qëndrojë në Francë për të mbyllur kontratën dhe pastaj do të largohet si futbollist i lirë drejt skuadrës spanjolle. Reali kërkon që ta çojë me kosto zero dhe 40 milionë t’ia japë futbollistit francez.

DEKLARATA – Deklaratat e Kilië Mbapesë në revistën zyrtare të klubit nuk i kanë pëlqyer aspak menaxherit të lojtarit. Sipas gazetës “L’Equipe”, agjenti i sulmuesit francez ka mbetur i pakënaqur me kohën kur u publikua kjo intervistë. Ajo është bërë në fundin e majit dhe duhet të dilte atëherë, në mënyrë që deklarata të lidhej me objektivin e sezonit që lamë pas.

Problemi është që u publikuan tani, kur lojtari ka marrë vendimin për të mos e rinovuar kontratën me skuadrën e PSG-së dhe mund të konsiderohen si të nxjerra nga konteksti.

Në atë revistë, Mbape thotë se ëndrra e madhe është që të fitojë Champions-in me PSG-në. Megjithatë, kjo nuk përkthehet që Mbape do të qëndrojë në Paris.

Përkundrazi, ai e ka marrë vendimin dhe nuk do ta hedhë firmën në kontratën e re. Mbape nuk e di cili është projekti i PSG-së dhe as çfarë roli ka në atë skuadër. Leonardo hoqi dorë nga bisedimet me lojtarin, sepse dukej e pamundur që ta bindte, por edhe Al Khelaifi po del huq. Me shumë mundësi, Mbape do të qëndrojë deri në vitin 2022 dhe pastaj do të jetë lojtar i lirë për Realin e Madridit.

Related posts

‘Rilindja’ pas largimit të Ancelottit, Heynckes ‘shpëtimtari’ i Vidal

Q.Autor

FORMULA 1/ Modelja e mbyll garën një xhiro para në Kanada (FOTO)

Sadik.Autor

U ARRESTUA PASI THEU KARANTINËN ME NJË MODELE/ Talenti i Chelsea-s i rikthehet stërvitjes

Delo.autor

Leave a Comment