Futboll Sport

“Për familjen time më mirë të kisha vdekur”, legjenda e klubit anglez rrëfen dramën e madhe

Së fundmi janë bërë publike raste të shumta ku sportistë të ndryshëm kanë kaluar peripeci të pazakonta si shkak i varësisë nga alkooli apo droga. I fundit është legjenda e klubit të Southampton-it, Claus Lundekvam.

 

Ish-futbollisti i cili mbrojti për 410 ndeshje bluzën e klubit anglez ka shokuar jo pak me atë që ka deklaruar.

 

“Unë kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kam tentuar dy herë vetëvrasjen. Nuk mund t’i lë fajin të tjerëve që mu larguan në këto momente, por varësia po më kontrollonte në çdo moment. Gjithçka që unë mendoja ishte alkoli, kokaina dhe pilula të tjera që mua më mjaftonin për të mbyllur ditën.

Më pas kam kaluar një atak kardiak duke marrë overdozë. Situata shkoi deri aty saqë unë mendova të hiqja dorë. Për një moment mendova se do të ishte më mirë për familjen time të kisha vdekur. Ka qenë një udhëtim në ferr për mua që të lë drogën, por fatmirësisht jam gjallë. Zgjohesha në mëngjes duke u dridhur dhe në depresion. Më duhej një gotë e madhe më vodka për t’u zgjuar dhe konsumoja deri në dy shishe në ditë”, është shprehur Lundekvam

Related posts

Presidenti Meta dorëzon flamurin shqiptar në dorën e kampionit Izmir Smajlaj

Sadik.Autor

LIVE/ Starton Derbi i Italisë Inter-Juventus

Delo.autor

Ish-futbollisti kuqezi/ Kaçaj: Duka dhe Panuçi tallen me Kombëtaren, përgjegjës kryesor presidenti i FSHF

Isa.Autor

Leave a Comment