Futboll Seria A Sport

NË ITALI HEDHIN HIJE DYSHIMI/ Kriza ekonomike, Barcelonën nuk e lejon shteti për Lautaron

Nëse në Spanjë janë të sigurt se Lautaro Martinez do të transferohet te Barcelona, në Itali hedhin hije dyshimi dhe thonë se kriza ekonomike që ka përfshirë ekipin katalanas mund të shkaktojë probleme në merkato.

lautaro martinezz

Barcelona ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkuar ndihmën e shtetit për të kaluar krizën ekonomike. Por katalanasit do të monitorohen në çdo hap që hedhin dhe për çdo shpenzim që bëjnë nga shteti dhe 111 milionë euro konsiderohen vlerë shumë e lartë. Kjo do të thotë se Lautaro Martinez mund të qëndrojë në Itali edhe për këtë sezon.

Zikaltrit gjithashtu nuk janë të detyruar që ta shesin sulmuesin argjentinas, pasi do të kenë buxhet të mjaftueshëm në merkato. Me shitjen e Ikardit drejt Parisit dhe Perisiçit te Bajerni (palët janë pranë gjetjes së marrëveshjes) Marota do të ketë buxhet afro 100 milionë euro për të afruar të tjerë lojtarë.

Related posts

ISHTE VUAJTJA E FUNDIT PËR…/ Ja si e fitoi Manchester Unitedi bastin e madh të janarit

Delo.autor

FORMACIONI ME KRITIKA/ Ja 5 mbrojtësit e majtë më të mirë se Marcelo (FOTO)

Delo.autor

I MBETI HATRI PËR SHIRITIN E KAPITENIT TË XHAKËS/ Në Zvicër zbulojnë pse Shaqiri refuzoi ftesën e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment