Futboll Seria A Sport

Pioli: Napoli nuk është i pamposhtur

Fiorentina do të presë Napolin në “Artemio Franchi”, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja, në një sfidë aspak të lehtë.

Skuadra e Sarrit luan një nga 4 finalet për titullin kampion dhe nuk ka ndërmend të ulë ritmin, deri sa Seria A të ulë siparin.

Gjithsesi kjo duket se nuk e shqetëson sulmuesin kryesor të Fiorentinës, Giovanni Simeone, që beson te skuadra e tij dhe te fitorja e këtij takimi.

“Kemi vetëm 3 pikë më pak se Milani dhe kemi edhe ndeshjen direkte ndaj tyre, ndaj shpresojmë te Europa”, u shpreh ai.

“Duhet të marrim maksimumin ndaj Napolit dhe besoj se do t’ia dalim, gjithsesi duhet të mbajmë nën vëzhgim Insignen, pasi mund të ndryshojë fatin e ndeshjes në çdo moment”, shtoi ai.

“Titullin them se e fiton Juventusi, për faktin e thjeshtë se ka një pikë më shumë”, deklaroi Simeone.

Related posts

CEREMONI FESTIVE PËRPARA SFIDËS ME KUKËSIN/ Olsi Rama: Tifozët s’e lanë kurrë ekipin jetim…

Delo.autor

E PAPRITUR/ As Portugalina nuk e votoi Ronaldon për “Topin e Artë”

Delo.autor

SKENAR I PABESUESHËM/ Ja si Anglia mund ta shpallë kampionen mes Liverpool dhe Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment