Futboll

Polemikat për penalltinë e 1998-s, flet edhe Iuliano: Ja ç’më tha Ronaldo

 

26 prill 1998. Juventus-Inter 1-0 dhe titulli që merr rrugën drejt Torinos. Por edhe sot e kësaj ditë polemikat vazhdojnë të jenë të ndezura…

E kujt ia thua… Jetoj në Milano dhe nuk kalon asnjë ditë pa një tifoz të Interit që më kujton historinë teksa eci nëpër rrugë apo futem në një dyqan.

Çfarë ndodhi në fushë?

Përfundimi i ndeshjes u shoqërua me polemika. Në fushë pati protesta normalisht, duke qenë se ishte një sfidë vendimtare. Ronaldo ishte shumë i shpejtë, unë kisha qëndruar në vend dhe u gjenda përballë tij: kështu u përplasëm me njëri-tjetrin. Një episod që hyri në histori….

Ish-trajneri i Interit, Simoni sot i riktheu edhe më shumë polemikat me deklaratën e tij duke folur për komedi dhe një penallti që e pranoi gjithë bota …

Mbi të gjitha dua të saktësoj diçka. Më vjen keq që flitet për mua vetëm në lidhje me këtë episod. Me Juventusin kam fituar trofe në Itali, kam luajtur titullar në Evropian dhe në Botëror. Kam pasur një karrierë shumë të mirë dhe do të doja të flitej me respekt për mua. Thënë kjo, besoj se Ceccarini ishte i qartë dhe foli një herë e mirë për këtë çështje. Nëse edhe sistemi Var, siç e tha Ceccarini, e konsideroi një faull në sulm të Ronaldos, besoj se ka ardhur momenti që ta mbyllim një herë e mirë këtë histori të trazuar.

A ju ka ndodhur të flisnit më vonë me Ronaldon për këtë histori?

Në fushë jemi takuar edhe shumë herë të tjera pas ndeshjes së famshme Juventus-Inter dhe gjithmonë kemi respektuar njëri-tjetrin. Përkundrazi, nuk më ka thënë asgjë për këtë çështje edhe kur luante me Interin, por edhe më vonë me Realin. As edhe një batutë.

Të vijmë tek aktualiteti, mendoni se është mision i pamundur për Juventusin që të përmbysë Realin në “Bernabeu”?

Misionet e pamundur janë tjetër gjë. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, por Juventusi na ka mësuar me arritje të mëdha. Barcelona na ka mësuar se mund të përmbyset edhe 4 gola disavantazh….

Ju keni luajtur për pesë vjet me Zinedine Zidane: e prisnit që ai të bëhej një yll edhe në stol si trajner?

Me Zidane njihemi dhe jemi miq qysh kur ishim 20 vjeç. Ishte një fenomen si futbollist dhe po bën gjëra të jashtëzakonshme edhe si trajner. Është i jashtëzakonshëm edhe si njeri: edhe pse një emër i madh Zizou vendosi ta nisë karrierën si trajner nga poshtë duke u bërë ndihmësi i Carlo Ancelotti. Nuk e bën kushdo këtë gjë. Veç të tjerash në atë Juventus kishte liderë të jashtëzakonshëm, të cilët sot janë bërë trajnerët më të mirë të botës. Zidane, Conte, Deschamps….

Po Iuliano a frymëzohet prej tyre?

Bëj tifo për ta dhe i ndjek me vëmendje. E kam nisur prej pak kohësh këtë aventurë dhe pres në verë ofertën e duhur.

Related posts

Flamurtari/ Kthehet sulmuesi, nuk ka pushim për kupën

Sadik.Autor

VILLARREAL NDALET PËRSËRI/ “Nëndetësja e Verdhë” prek fundin me barazim pa gola

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEGANES/ Gjashtë lojtarë në “INFERMIERI”, ja ylli i fundit që dëmtohet tek “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment