Futboll Sport

Gentian Mezani i sinqertë: Laçi ka dy opsione…

“Ne po mundoheshim të ishim në ekuilibër në fushë, dhe donim të godisnim në kundërsulm. E kapëm në disa momente në kundërsulm Flamurtaritn, por nuk arritëm të shënonim”, tha fillimisht vlonjati për “Super Sport”.

Ndikoi largimi i Rexhinaldos? – “Edhe Xhixha që hyri në lojë bëri një ndeshje të mirë, nuk mendoj se ndikoi dëmtimi i Rexhinaldos. Jemi të kënaqur, sepse edhe një pikë na bën mirë. Detyrën e Uzunit në disa reaste e kishte Lushkja në qendër të mesfushës. Nuk e arritën dot ashtu si duhet, padiskutim, sepse Flamurtari ka disa lojtarë të mirë në mbrojtje, edhe të gjatë. Rexhinaldon e mbuluan gjatë të gjithë kohës. Uzuni është një lojtar që do na shërbente shumë sot. Edhe bushi bëri një ndeshje të mirë, e meriton të përgëzohet.

Finalja e Kupës apo vendi i 4 në kampionat? – “Ne mendojmë për vendin e 4, kjo është e rëndësishme. Finalja është ende larg. Për momentin mendojmë për kampionatin, pasi jemi aty dhe pse të mos mendojmë për këtë gjë. Finalja do vlerësohet kur të vijë momenti”.

Related posts

Nisen për të parë Zvicrën me Brazilin, përfundojnë… në luftë

Sadik.Autor

NIS HAKMARRJA E UEFA-S/ Stadiumi spanjoll përjashtohet nga Europiani

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht Cagliarin me “POKER” dhe merr kreun e Serie A

Delo.autor

Leave a Comment