Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpool kursen golat për Roma-n, barazon me Stoke në “Anfield”

Megjithëse ka dominuar ndeshjen për shumicën e kohës ndaj Stoke City, Liverpool nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në barazimin pa gola në Anfield. Nuk ishte një ndeshje e keqe, por kohët e fundit kemi parë shumë më mirë nga Liverpool. Por ndeshja e së mërkurës me Roma-n dhe disa dëmtime kanë detyruar Klopp të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij, me Alexander-Arnold që është aktivizuar në mesfushë dhe Ings në qendër të sulmit.

Gjithsesi rastet për gol nuk i munguan vendasve, dhe ishte pikërisht Mohamed Salah ai që mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh që në minutën e 7’ kur del vetëm për vetëm me portierin, por goditja e tij me majë  përfunduar jashtë, çuditërisht. Ishte Liverpool ekipi që diktonte ritmin e lojës ndërsa Stoke fokusohej në mbrojtje duke preferuar kundërsulmin ku u tregua i rrezikshëm disa herë.

Edhe pas pushimit situata nuk ndryshoi për mënyrën sesi Liverpool ushtron presion mbi kundërshtarin por mundësitë e pastra që ishin në pjesën e parë nuk ishin më pasi Stoke mori vetëbesim dhe madje mund të kishte shënuar në minutat e fundit me Shawcross, pak pasi Liverpool protestoi për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Pieters. Në fund, Liverpool duhet të kënaqet me një pikë por nuk rrezikon pasi avantazhi ndaj vendit të pestë Chelsea është akoma u madh.

Related posts

“Çmenduri angleze”/ Skuadrat sigurojnë mbijetesën, tifozët bëjnë tatuazh në vende të çuditshme

Sadik.Autor

Theo Walcott drejt largimit nga Arsenal, gati transferimi tek Watford

Q.Autor

SKANDALI I TRADHTISË/ China Suarez thuhet se i bëri magji Mauro Icardit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment