Futboll Premier League

PSG tundon yllin e Tottenham, i ofron pagën që s’ia plotëson dot Spursat

Toby Alderweireld pritet të largohet nga Tottenham këtë verë, pasi nuk ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën dhe Paris Saint-Germain janë të gatshëm të joshin mbrojtësin të transferohet në Ligue 1 duke i ofruar një pagë të madhe.

Aventura e tij me Spurs duket se do të mbyllet pas një mosmarrëveshjeje me klubin për shkak të pagës që ai kërkon. Kontrata e tij me Spurs përfundon në verën e vitin 2019 dhe thuhet se ka kërkuar rreth 200,000 sterlina në një javë për të rinovuar kontratën me klubin e Premier League.

Por kjo shifër është pothuajse dyfishi i asaj që fitojnë yjet më të paguar të klubit dhe Tottenham nuk është i gatshëm të thyejë strukturën e pagave për ta mbajtur atë. 29-vjeçari dëshiron gjithashtu një kontratë pesëvjeçare, diçka që drejtuesit e Tottenham nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë për shkak të moshës së tij. Sipas “Daily Mail”, PSG janë të gatshëm t’i japin Alderweireld atë që dëshiron dhe po përgatisin sulmin në merkaton e verës.

Pavarësisht se ai është një nga mbrojtësit më të mirë dhe më të qëndrueshëm të Premier League, Tottenham duket se është i gatshëm të lejojë që Alderweireld të largohet këtë verë, nëse do të vijë oferta e duhur. Belgu gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsea-n dhe Man United. Ai ka luajtur vetëm dy herë për klubin në vitin 2018 pavarësisht se është i gatshëm, me trajnerin Mauricio Pochettino që ka pranuar, se ai ka humbur postin e titullarit për shkak të problemeve të tij të dëmtimit dhe kontratës.

Related posts

Iniesta: E pamundur për Spanjën, ja favoritët e Botërorit të Rusisë

Sadik.Autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Tirana bën detyrën ndaj Egnatias dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

ANKTHI I SUPERSFIDËS/ Inzaghi: RONALDOS do t’i rezervojmë një “trajtim special”

Isa.Autor

Leave a Comment