Champions League Futboll Sport

Ramos: Kushdo që ka dyshime rreth Real Madridit, të shohë arkivën…

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, ishte i zgjedhuri i klubit për në konferencën e shtypit, në prag të gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich.

Përvoja dhe ndjenjat: “Për Real Madridin, fakti se ka mundësinë për të luajtur një tjetër finale radhazi, përbën një motivim shtesë, një çmim për sakrificë dhe këmbëngulje Ne kemi përvoja të shumta, e dimë se çfarë do të thotë për të luajtur në këtë pikë të Champions-it. Shpresojmë shumë se do të hyjmë në stadiumin e Kievit dhe të triumfojmë”.

Meritat e fitores 1-2 në Gjermani: “Ne kemi respekt të madh për të gjithë, por jemi indiferentë ndaj atyre që flasin më shumë jashtë fushe. Historia e Real Madridit është atje. Kush ka dyshime se kemi fituar me fat në “Allianz Arena”, e ka gabim. Le të shohë arkivën. Ne kemi marrë atë që donim dhe duam që të vazhdojmë të ecin në atë mënyrë. Ne nuk luajtëm për të mos pësuar dhe humbur, pra për një barazim 0-0”.

Më shumë vlen Champions-i apo dopieta: “Klubi ka bërë një sezon të madh, edhe pse na mungon titulli në La Liga dhe Kupa e Mbretit. Mos harroni se kemi mundësi të fitojmë Ligën e Kampionëve. A është plus, apo ekuivalent me dy trofetë kombëtarë, kjo mbetet në vlerësimin e cilitdo. Për mua, ky futet te sezonaet e mëdha të Real Madridit”.

Përvoja e Juventusit: “Pas asaj që ndodhi në çerekfinale, nga kjo përvojë e keqe mësohet më shumë. Kemi punuar mirë, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ta marrim çështjen e kualifikimit sikur e fillojmë nga 0-0”.

Tri finale të njëpasnjëshme: “I japim rëndësi kësaj gjëje. Të gjithë po e bëjmë të pamundurën të lehtë, të cilën askush nuk e kishte realizuar. Kemi fituar tre Champions aq afër, së bashku, çka na motivon çdo ditë për t’i përmirësuar arritjet”.

Rëndësia e tifozëve: “Unë përfitoj nga ky rast për t’i apeluar ata ta mbushin “Bernabeu”. Ngjarjet e mëdha në këtë stadium janë një çmim edhe për ta. Ne kemi nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e tifozëve. Unë kam jetuar netë magjike me ta”.

Nëse ekipi ndihet i pamposhtur: “Unë e shijoj Champions-in shumë, sepse, pas kaq shumë vitesh, ku ndonjëherë ramë në 1/8 finale, tjemi prej vitesh radhazi në gjysmëfinale dhe finale. Ne nuk jemi të pamposhtur. Do të vijë një ditë kur Real Madridi të humbasë dhe një tjetër skuadër do ta fitojë Champions-in”.

Çfarë do të thotë të shkosh në Kiev: “Do të ishte një shpërblim për punën. Përderisa jemi me meritë të plotë në gjysmëfinale, do të dëshironim ta kemi sërish atë mundësi si në dy sezonet e kaluara”.

Kontributi i Zidane: “Rezultatet flasin për Zizou. Nuk keni pse më pyesni mua. Zidane është me të vërtetë një trajner i madh dhe ne jemi krenar që ai e udhëheq këtë anije. Ua ka mbyllur me rekorde dhe suksese gojën të gjithë kritikëve”.

Related posts

“JAN DY GJËRA…”/ Ish-sulmuesi rihap debatin: CR7 talent i prodhuar, një si Messi nuk vjen kurrë

Delo.autor

TRIUMFOI NDAJ BYLIS ME GOLEADË/ Trajneri Mema: Formacioni fitues s’ndryshohet, vendin e titullarit…

Delo.autor

U DËMTUA ME KOMBËTAREN/ Gasperini tregon kur kthehet në fushë Gjimshiti

Delo.autor

Leave a Comment