Champions League Futboll

Real “turpëron” Juven, Ronaldo është “ustai” në Champions!

Vetëm 3 minuta dhe goli i parë. Kurse i dyti ishte një perlë e vërtetë. Të rrallë janë gola të tillë me rroveshatë. “Galaktikët” shkojnë të qetë në Madrid, me fitoren 3-0 në transfertë, me 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Lajmi i vetëm i keq do të jetë mungesa e kapitenit Sergio Ramos për shkak kartonësh.

https://streamable.com/wuwbf

Në shtëpi sigurisht që do ta kenë më të lehtë. Gjysmëfinalja është kapur tanimë, veçse nëse ndodh ndonjë mrekulli në “Bernabeu”.  Bardhezinjtë kanë të drejtë që të ëndërrojnë, por duhet t’i bëjnë llogaritë mirë. Makthi i tyre quhet Cristiano Ronaldo.

Ndeshja nisi menjëherë me gol. Real Madidit i mjaftuan vetëm 3 minuta që të zhbllokonte rezultatin në “Juventus Stadium”. Njeriu i cili bëri të heshtin tifozët e bardhezinjve ishte Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i madrilenëve mposhti Buffon dhe vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampioneve, aty ku ai është një ekspert i vërtetë. Është futbollisti i vetëm që ka realizuar gol në 10 sfida radhazi në këtë kompeticion.

Duhet thënë se “Galaktikët” patën një shans shumë të mirë për të realizuar golin e dytë, pas një goditje të fuqishme të Toni Kroos-it, e cila u ndal në traversë. “Zonja e Vjetër” kishte mundësinë e saj për të barazuar, kur Higuain gjuajti me të djathtën, por portieri Navas shpëtoi portën e spanjollëve.

Pjesa e dytë nisi me bardhezinjtë më kërcënues. Dybala krijoi panik në mbrojtjen madrilene, megjithatë, miqtë gjetën golin e dytë, falë një rroveshate të Cristiano Ronaldo-s që e la me gojë hapur tifozerinë torineze.

https://streamable.com/ai0yd

Për ta bërë sitautën edhe më të pashresë për “Zonjën e Vjetër” mendoi Dybala, i cili kreu një ndërhyrje të ashëpr kundër Carvajal dhe mori akrtonine dytë të verdhë, duke e lënë ekipin me 10 futbollistë.

Për madrilenët u bë gjithçka shumë e thjeshtë dhe ata gjetën rrjetën e tretë në të 72’, pas një aksioni të bukur me anë të Marcelo-s. Këtë herë CR7 dha asistin.

https://streamable.com/hosu1

Në vazhdim, Reali menaxhoi rezultatin, ndërsa CR7 pati luksin të gabonte përballë Buffon.

Për bardhezinjtë rrezikuan, Higuain dhe Chiellini.

Related posts

Tifozët komente negative për kombëtaren: Më mirë mbështesni Kosovën

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Pezullohet ndeshja e Bundesligës, shikoni çfarë ndodh në stadium (VIDEO)

Delo.autor

Milan, largohet Kalinic – vjen Mandzukic?

Sadik.Autor

Leave a Comment