Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Atalanta mposhtet me përmbysje nga Villarreal dhe zbret në Europa League

Atalanta është padyshim një nga skuadrat më argëtuese të futbollit europian në këtë periudhë. Por skuadra italiane i ka dhënë sot lamtumirën Ligës së Kampioneve, pasi ka humbur në atë që ishte një finale e mirëfilltë për të fituar një vend në 16-shen e turneut.

Skuadra zikaltër luante në shtëpi ndaj Vijarealit dhe një fitore do e çonte në fazën me eliminim direkt të turneut. Por ekipi i Gasperinit nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë dhe golat e Danxhuma dhe Kapue që në pjesën e parë ia bënë shumë më të vështirë punën.

Pavarësisht ndryshimeve që bënë italianët në pjesën e dytë, mes të cilave edhe aktivizimin e Gjimshitit i cili kishte ndjekur fraksionin e parë të lojës nga stoli, ishte përsëri Danxhuma ai i cili tundi rrjetën duke çuar shifrat në 3-0. Golat e Malinovski dhe Zapata erdhën në fund për skuadrën e Atalantës e cila u dorëzua përballë “nëndetëses së bardhë” dhe u detyrua që të vazhdojë edicionin e saj në Ligën e Europës.

Ndeshja mes Atalantës dhe Vijareal u luajt sot, pasi reshjet e shumta të dëborës dje nuk lejuan zhvillimin e sfidës të mërkurën, siç ishte planifikuar.

Related posts

MUNGOI NË SEANCËN STËRVITORE/ Sulmuesi i Partizanit merr dozën e vaksinës anti-COVID

Delo.autor

SERIE B “FLET” SHQIP/ Binjakët Shpendi e mbyllin me “dopietë”, 27 gola në total

F.autor

KA EDHE KËSHTU/ I mori numrin dhe e hoqi nga formacioni, sulmuesi nuk largohet nga Juve

Isa.Autor

Leave a Comment