Futboll

Rikthimi Flamurtarit te fitorja, kalon nga Lushnja

Nga Lushnja te Lushnja, besojeni apo jo por Flamurtari në kampionat nuk fiton që nga përballja e fazës së tretë me skuadrën lagunare, një ecuri negative e vështirë për t’u besuar për një skuadër të mirë-investuar dhe që shihej në janar si një ndër kandidatet kryesore për të zënë vendin e dytë.

Duhet një shkundje, e menjëhershme, administratori Sinan Idrizi ja ka bërë të qartë personalisht futbollistëve duke blinduar në stol Shpëtim Duron. Trajneri nuk preket, besim për teknikun, gjesti i duhur për ti dhënë një mesazh të qartë skuadrës se është momenti për tu ringritur për të mos hedhur poshtë gjithë sezonin.

Lushnja duket kundërshtari ideal, por kurrsesi një sukses i garantuar, në Roza Haxhiu herën e fundit Flamurtari fitoi me shumë vështirësi, 1-0 me gol të Liçajt në shtesë atëherë kur pritej vërshëllima përfundimtare për t’u vulosur një barazim pa gola.

Gjithsesi bëhej fjalë për një Lushnjë që ende shpresonte te mbijetesa ndërsa tani në kampionat pret vetëm zyrtarizimin e matematikës për rënien nga Kategoria dhe nuk ka marrë asnjë pikë prej plot 10 ndeshjesh, me stafin teknik që e pranon se javët e mbetura shërbejnë vetëm për të evidentuar ndonjë element të vlefshëm për sezonin e ardhshëm.

Në krahun tjetër Duron vazhdojnë ta përndjekin mungesat, tejet të rëndësishme ato për sfidën e radhës, nuk do të ketë gati krye-golshënuesin Bushiç por dhe Kamara që mund ta zëvendësonte në majën e sulmit, e po ashtu dhe Xhufon në mesfushë, të tre kanë pësuar tërheqje dhe nuk do të jenë në sfidën me Lushnjën, por për Flamurtarin nuk ka më vend për gabime.

Pas pak ditësh luhet sezoni në kthimin e gjysmëfinaleve me Skënderbeun, por mendja nuk mund të mbahet aty, për të shkuar në atë sfidë me frymën e duhur, më parë duhet fituar me Lushnjën.

Related posts

MBAPPE DËSHIRON TË LARGOHET/ PSG “fut mik” presidentin Macron që ta bindë të rinovojë, ja detajet…

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Kombëtarja në “karantinë”, ja çfarë rrezikohet

Delo.autor

ANALIZON NDESHJEN GJYSMËFINALE/ Capello: Itali mos u përgjum, kështu mund të fitojë Spanja

Delo.autor

Leave a Comment