Futboll Sport

Zbulohen deklaratat e lojtarëve të Skënderbeut në UEFA

Plot pesë lojtarë dhe ish-lojtarë te Skënderbeut kanë dëshmuar dje para Komisionit të Apelit në UEFA, për të mbrojtur skuadrën korçare nga akuzat për trukim ndeshjesh. Komisioni i Etikës në UEFA ka dënuar korçarët me 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë dhe para Apelit, ishin vendosur dy ish-futbollistit, Liridon Latifi dhe Bernard Berisha. Ish-kapiteni Bledi Shkëmbi dhe mesfushori aktual Sabjen Lilaj. Bakary Nimaga ka dhënë dëshminë e tij nëpërmjet video konferencës. Lojtarët janë pyetur si nga komisioni ashtu edhe nga avokati mbrojtës korçarëve.

Lojtarët në kor kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ndeshje të trukuar dhe atyre nuk i është ofruar asgjë nga askush. Takimet kanë qenë të pastra dhe futbollistët në fushë kishin treguar vlerat e tyre. Të pyetur përse kanë lëshuar në momente të ndryshme të lojës, sidomos gjatë pjesëve të dyta të ndeshjeve për të cilat akuzohen, lojtarët e kanë argumentuar me lodhjen.

Sipas, tyre kanë luajtur në tre kompeticione, si kampionati, Kupa e Shqipërisë dhe në Europë dhe ishin të njëjtët në formacion gjithmonë, çka ka sjellë edhe lodhjen. Para komisionit të Apelit ata kanë garantuar pastërtinë e të gjithë ndeshjeve ku kanë qenë në fushë. Avokati i Skënderbeut ka folur për pafajësinë e korçarëve, pasi sipas tij nuk vërtetohet se nga një adresë e klubit të Skënderbeut apo personave që janë të lidhur me skuadrën ka pasur vënie bastesh në shifra të mëdha. Dhe kur një gjë e tillë nuk vërtetohet, nuk mund të akuzohet dhe për më tepër të dënohet një skuadër.

Seanca e korçarëve dje ka zgjatur shtatë orë dhe UEFA kishte zgjedhur tre ish-lojtarë që ata të ishin më të pandikueshëm në deklaratat e tyre. Gjithsesi klubi nuk pret ndonjë vendim pozitiv nga Komisioni i Apelit, pasi ka përgatitur dosjen për të shkuar në CAS ku shpreson të marrë pafajësi të plotë.

Related posts

Misteri Buffon dhe një pozicion i ri për gardianin

Sadik.Autor

Lopetegui, zgjedhja e fundit/ Ja trajnerët që kontaktoi Perez, pas ikjes së Zidane

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike. Inter dhe Atalanta ndajnë pikët, “asist” për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment