Futboll La Liga

Ronaldinho: Messi, më i mirë se Ronaldo. Dua të luaj me të edhe një herë tjetër!

Ronaldinho e konsideron Lionel Messin si lojtar më të mirë se Cristiano Ronaldo dhe dëshiron të kishte kaluar më shumë kohë së bashku me argjentinasin te Barcelona. Ikona braziliane ishte në kulmin e fuqive të tij në “Camp Nou”, kur një adoleshent me fytyrë të freskët doli nga sistemi e akademisë së famshme “La Masia”.

Dy yjet e Amerikës së Jugut plotësuan njëri-tjetrin për një periudhë të shkurtër, por Ronaldinho u transferua te Milani në vitin 2008. Ronaldinho e ka parë kolegun e tij të mëparshëm në Katalonja që të mbledhë pesë “Topa të Artë” dhe rekorde të panumërta, ndaj beson se Messi kryeson para Ronaldos si më i miri në botë.

I pyetur përsëri, gjatë një udhëtimi promovues në Malajzi, për të zgjedhur midis Messit dhe Ronaldos, braziliani Ronaldinho tha: “Patjetër Messi! Do të kisha dashur të vazhdoja të luaja përkrah tij. Nuk kam pasur mjaft kohë me të, sepse Leo ishte shumë i ri. Do të doja të luaja në fushë me të edhe një herë”.

Messi po i udhëheq katalanasit drejt një suksesi të trefishtë në këtë sezon, me Ronaldinhon duke shpresuar që t’i shohë liderët e La Liga-s dhe finalistët e “Copa del Rey” të bëjnë të tyren edhe Ligën e Kampionëve. Ai është, gjithashtu, duke pritur suksese edhe nga një tjetër prej klubeve të tij të mëparshme, me PSG që ka shpenzuar shumë, në përpjekje për të rrëzuar elitën europiane.

“Në futboll, edhe kur nënshkruani me lojtarë të mëdhenj, ju nevojitet pak kohë për të bashkuar një ekip fitues”, – shtoi Ronaldinho, patrioti i të cilit vendosi rekordin botëror të transferimeve (Neymar, për 222 milionë €) në verën e vitit 2017. “Unë besoj se PSG, në vitet e ardhshme, do ta fitojë Ligën e Kampionëve”, – shton braziliani.

Ronaldinho e fitoi atë trofe vetëm një herë gjatë karrierës së tij të shquar, në sezonin 2005-2006. Ai shijoi, megjithatë, triumfin e La Liga-s, Seria A, “Copa America” dhe Kupën e Botës. Ronaldinho pretendon të mos ketë keqardhje nga ditët e tij si futbollist: “Nuk kam ndonjë keqardhje. Unë e përfundova karrierën time duke realizuar plotësisht të gjitha ëndrrat që kam pasur, individualisht dhe me ekipet për të cilat luaja. Jam një njeri i kënaqur”.

Related posts

RENDITJA E RE E KLUBEVE/ Njihuni me 10 ekipet më të shtrenjta në Botë, ja kush kryeson

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Të dy skuadrat në “luftë” për kualifikim në FA Cup (FORMACIONET ZYRARE)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK ATLETICO/ Morata e kishte kategorikisht të mohuar nga Simeone, ja qëllimi kryesor

Delo.autor

Leave a Comment