Moto GP

Rossi zbarkon në Argjentinë: Ndihem si Maradona!

Eshtë një Valentino Rossi shumë i karikuar ai që shihet në konferencën për shtyp në prag të garës në Termas Rio Hondo, në Argjentinë, ku do të zhvillohet gara e dytë e botërorit të Moto GP.

“Dje, në aeroport pata një mikpritje jashtëzakonisht të ngrohtë. Kishte njerëz që më puthnin duart. U ndjeva si Maradona,” – tha “Doktori” duke qeshur.

“Në letër duhet të jemi kompetitiv në këtë pistë, – tha ai. – Në vitet e fundit kemi qenë gjithmonë të shpejtë në Argjentinë. Sigurisht që duhet të verifikojmë atë që ndodh në pistë, por mund të kujtoj vjet patëm këtu fundjavën më të mirë të vitit.”

Rossi flet edhe për një debutues, Morbidelli: “Besoj shumë tek ai. E kam parë duke u rritur. Ka numrat dhe talentin e duhur për të fituar në Moto GP. I duhet edhe pak që të mësojë dhe më pas i takon atij të tregoj atë që vlen.”

Related posts

MotoGP/ Crutchlow zhgënjeu në Austin, por sheh aspekte pozitive

Sadik.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi tregon armikun e vetëm: Dëshiroj që marrëdhënia ime me atë të qëndrojë si është

Delo.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës drejt një operacioni të katërt në shpatull

Delo.autor

Leave a Comment