Futboll

Rusi 2018/ Përfundon faza e dytë e shitjes së biletave, ja cilët tifozë dominojnë

Emocionet për Botërorin “Rusi 2018” janë shumë pranë dhe për këtë mijëra tifozë kanë nxituar që të sigurojnë një biletë për të mbështetur kombëtaren e tyre në një event kaq gjigant. Siç raporton FIFA së fundmi, përqindja më e madhe e biletave është shitur në SHBA, madje më shumë se në Evropë. Tifozët nga Amerika kanë thyer rekord në blerjen e biletave për ndeshjet e Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi. Pas tyre vijnë tifozët nga Amerika Latine, përkatësisht nga Argjentina, Peruja, Meksika, Brazili dhe Kolumbia.

Si një vend individual, edhe pse ekipi i tyre nuk do të marrë pjesë në Botëror, tifozët e SHBA-së kanë blerë 16.462 bileta. Megjithatë nga vendndodhja ku këto bileta janë shitur, FIFA ka deklaruar që një pjesë e tyre i përkasin komunitetit hispanik.

Shitja e biletave nisi më 13 mars dhe u mbyll ditën e martë. Në total janë shitur  394,433 të biletave të ndara për tifozët në mbarë botën. Prej tyre, 216,134 bileta janë blerë nga qytetarët e vendit organizator (Rusia).

Pese vendet e mëposhtme që kanë blerë më shumë bileta bëjnë pjesë në Amerikën Latine, përkatësisht bëhet fjalë për:

Argjentinë, me 15,006

Kolumbi, me 14,755

Meksikë, me 14,372

Brazil, me 9,962

Peru, me 9,766

Përsa i përket Evropës, Gjermania, aktualisht edhe kampione Bote, ka dominuar ndaj shteteve të tjera si Anglia apo Franca, pasi tifozët e saj kanë blerë saktësisht 5.974 bileta. Në lidhje me vendet e tjera, në Kinë janë blerë 6.598, Australi 5,905 dhe Indi 4,509. Kina dhe India nuk do të marrin në këtë Botëror pasi nuk ia dolën të kualifikoheshin.

Pothuajse 1.7 milionë bileta janë shpërndarë për tifozët anembanë botës që nga momenti kur nisën shitjet e para të biletave në shtator të 2017-ës. Më 18 prill nis faza e tretë e shitjes së biletave e cila do të vazhdojë deri në mbyllje të Botërorit.

Related posts

“AI DUHET DËNUAR PËR…”/ Ribery “DEL NGA SHINAT”, Bayern i “DËRGON faturën” (FOTO)

F.autor

Dy skuadra nga Bundesliga shfaqin interes për Xherdan Shaqirin

Sadik.Autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment