Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Niset i fundit në Abu Dhabi dhe divorc me bashkëshorten, 2 goditje në një ditë për pilotin e Mercedes

Valtteri Bottas do ta nisë garën e Cmimit të Madh të Abu Dhabi nga vendi i fundit. Piloti i Mercedes ka ndryshuar motorin (power unit) dhe për pasojë do të pësojë një penalitet prej të paktën 15 pozicionesh. Për finlandezin ky është motori i katërt sezonal që përdor në njëvendëshen e tij, ndërkohë që FIA lejon përdorimin vetëm të 3 motorëve. Në garën e fundit, atë të zhvilluar në Brazil, makina Mercedes e Bottas kishte rrjedhje vaji, ndaj u morr kjo masë.

Përvec kësaj, një tjetër lajm i keq për Bottas është edhe divorci nga bashkëshortja e tij Emilia PIkkarainen, ish-kampione olimpike e garave të notit. Këtë lajm e konfirmoi në faqen e tij zyrtare në “Instagram” vetë piloti finlandez. Një fundjavë aspak e këndshme kjo që po vjen për pilotin e Mercedes, që duket se sot ka marrë dy goditje të rënda.

Related posts

NNDRYSHON SITUATA E COUTINHOS/ Braziliani do të rikthehet tek Barcelona dhe…

Delo.autor

SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim…

Delo.autor

DËMTIMET TEK MILANI/ Gattuzo grumbullon “të harruarit” për në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment