Futboll

Roma-Barça, spanjollët kanë një problem në transfertë

Barcelona ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League me fitoren 4-1 të marrë në ndeshjen e parë kundër Roma-s, ditë më parë. Takimi i kthimit, që do të luhet mbrëmjen e së martës në “Olimpico”, pritet të jetë vetëm një formalitet për katalanasit, të cilët nuk duhet ta kenë të vështirë të mbrojnë avantazhin prej tre golash dhe, madje, ta thellojnë atë.

Për më tepër, Roma e ka pasur humbjen e thellë të “Camp Nou” me një disfatë 2-0 të pësuar në shtëpi kundër Fiorentina-s në javën e fundit të kampionatit. Të dielën e ardhshme do të jetë derbi me Lazio-n, që do të jetë vendimtar në garën për të siguruar një vend mes katër të parëve në Serinë A. Kështu, spanjollët janë në një pozicion më të rehatshëm, duke parë se kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Atletico Madrid. Me fitoren 3-1 të marrë kundër Leganes në kampionat, katalanasit e kanë çuar në 19 numrin e ndeshjeve radhazi pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet. Në Champions League, humbja e tyre e fundit ka qenë ajo e pësuar sezonin e kaluar në Torino, me Juventus që ka fituar 3-0.

Lajmi i mirë për italianët është se spanjollët kanë vështirësi të shënojnë në transfertë, në Champions. Në fakt, ata nuk kanë arritur të shënojnë kundër Olympiakos dhe Juventus në këtë sezon. Në katër takimet e luajtura në transfertë, ata kanë shënuar vetëm dy gola në total. Por, nga ana tjetër, duhet thënë se Barcelona ka pësuar vetëm një gol në ato takime.

Shifra dhe Fakte
– Barcelona ka marrë tri fitore, dy barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e luajtura kundër Roma-s.
– Vetëm dy skuadra në historinë e Champions League kanë pësuar një humbje me 3 ose më shumë gola diferencë të pësuar në ndeshjen e parë: Deportivo kundër Milan (2003/04), Barcelona kundër PSG (sezoni i kaluar).

– Barça nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Champions League që ka luajtur në transfertë kundër ekipeve italiane.

– Roma nuk ka pësuar asnjë gol në ndeshjet e Champions League të luajtura në shtëpi që nga faza me grupe.
– Barcelona ka një mesatare prej 0.5 golash për ndeshje në takimet që kanë luajtur në transfertë, në këtë sezon të Champions League, por janë skuadra që kanë pësuar më pak gola se çdo ekip tjetër.

Related posts

Neymar: Me mua në fushë Brazili nuk do të mposhtej nga Gjermania

Sadik.Autor

VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë, Milani fiton derbin dramatik ndaj Interit

Q.Autor

E SHAKRKUAN/ ANCELOTTI sulmon BAYERNIN: Bavarezët nuk donin të…

Isa.Autor

Leave a Comment