Futboll Sport

Shehi optimist: Fitojmë sot dhe e mbyllim me 2 trofe vitin futbollistik

Skënderbeu është gati për festë dhe i gjithë ambienti është i përgatitur për titullin e tetë në historinë e klubit. Kapiteni Orges Shehi, i rikthyer nga dëmtimi pas disa ndeshjesh mungesë, mendon se fitorja ndaj Kukësit e bën edhe më të bukur titullin. “Është një ndeshje për t’u marrë në konsideratë, me një specifikë të veçantë, pasi nëse marrim një fitore, shpallemi matematikisht kampionë. Na intereson që çështjen e titullit ta mbyllim sa më shpejt. Përballë kemi një kundërshtar direkt dhe do të bëjmë çmos të fitojmë, pasi është më bukur kështu. Këto janë ndeshje që të vetëkarikojnë. Nuk besoj se ndonjë nga lojtarët ka nevojë për mobilizim të veçantë. Këtë vit është një mundësi e mirë për të bërë bis, sepse jemi edhe në finale të Kupës dhe do të mundohemi të fitojmë të dy trofetë”, ka thënë fillimisht Shehi.

I pyetur për rikthimin në fushë dhe padurimin për të luajtur, portieri shtoi: “Kam kaluar një fazë rikuperimi dhe jam gati për ndeshjen e sotme. Sigurisht që për një lojtar është gjithmonë e vështirë që të qëndrojë i dëmtuar apo jashtë ekipit”.

DËNIMI – Kapiteni komentoi edhe situatën pas dënimit nga UEFA. “Jemi një klub me eksperiencë të madhe dhe nuk ndikohemi nga të tilla lajme. Për çdo ekip tjetër këto do të kishin ndikim të madh, por normalisht ne ditëm ta përballonim falë eksperiencës që kemi, por edhe besimit se jemi të pafajshëm në gjithë këtë histori”. Në fund, një koment edhe për Teutën e Vllazninë, që luftojnë për mbijetesë. “Më vjen keq, pasi janë ekipe tradite. Por, futbolli i ka këto të papritura”.

Related posts

ËNDRRA E NJË DEKADE E TIRANËS PËR TITULL/ Në 7 vite kanë federuar një numër “të frikshëm” futbollistësh, ja statistikat

Delo.autor

Shkarkimi i Contes i kushton Chelseat humbjen e 10 milionë eurove

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja si mund të kualifikohet SHQIPËRIA NË EUROPIAN (DETAJE) 

Isa.Autor

Leave a Comment