Futboll La Liga Sport

SKANDAL/ Talenti i Kombëtares mund të mbyllë sezonin, shan rëndë gjyqtarin

Një goditje e rëndë për talentin e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Mesfushori i Atletico Madrid-it merr një “njollë” të madhe në karrierën e tij, pasi është tradhtuar nga nervat dhe ka sharë rëndë gjyqtarin e ndeshjes. 20-vjeçari ka shpërthyer në ndeshjen e luajtur ndërmjet Atletico Madrid-it B dhe skuadrës së Depertico La Coruna B. Takimi u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-4, ndërsa shqiptari zhvilloi një përformancë skandaloze.

Ai la fushën e blertë në minutën e 14-të të sfidës, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq. Ai mori dy të verdha duke konfirmuar se nuk ishte mirë nga nervat. Në momentin që fieraku ka parë kartonin e kuq të drejtuar atij i është kthyer gjyqtarët me fjalë shumë të rënda. “Je budalla, je budalla”, – ka nisur nga fyerjet lojtari. Inati i tij nuk ka mbetur me kaq, pasi Bare ka vijuar me repertorin e tij duke e sharë dhe nga nëna gjyqtarin kryesor. “Bir k*rve, je një bir k*rve. Të q*fsha nënën, të q*fsha nënën”, – ka reaguar shumë ashpër Bare duke dalë nga fusha e blertë.

Sjellja e tij ndikoi negativisht jo vetëm te skuadra e Atleticos që u mposht me rezultatin 1-4 në shtëpi, por dhe te vazhdimësia e Bares. 20-vjeçari nuk është ndalur me kaq, pasi dhe në pushimin e ndeshjes në dhomat e zhveshjes ka përsëritur të njëjtat fjalë për gjyqtarët e ndeshjes. Komisioni i arbitrazhit në Federatën Spanjolle të Futbollit ka nisur menjëherë hetimin për shqiptarin. Ai pritet të dënohet nga 4 deri në 10 ndeshje. Një masë që mund të bëjë që Bare të humb sezonin, pa harruar dhe ndonjë penalizim të mundshëm nga vetë skuadra kryeqytetase. Fieraku ka fituar dhe vëmendjen e ekipit të parë, pasi shpesh është stërvitur me ta dhe ka marrë dhe minuta në turne miqësor.

Related posts

Nuk e gjeti veten te italianët/ Skuadra SPANJOLLE gati të përfitojë nga “bujaria” e MILANIT

Isa.Autor

BOTËRORI 2022 NË KAOS/ Federata spanjolle del kundër La Liga-s, FIFA merr vendimin pas kërkesës së Brazilit

Delo.autor

ZYRTARE/ Një epokë e re për klubin historik italian, sheiku i Mancester City bëhet pronar i ri

F.autor

Leave a Comment