Futboll Seria A Sport

Spalletti: Një barazim që s’na prish punë, jemi në garë për Champions

Interi barazoi pa gola në fushën e Atalantës, duke humbur një shans të mirë për t’u ngjitur në vendin e katërt, pozicion që e dërgon në Champions League. Mungesa e golit duket se u rikthye në një problem për skuadrën zikaltër, që përballë portës së Berishës nuk arriti të shënojë. “Ky nuk është një problem. Luajtëm në një fushë të vështirë, ndaj një ekipi të madh. në pjesën e parë nuk ishim aq të saktë në lojën tonë dhe Atalanta u tregua e arftë për të na vënë në vështirësi. Kur Icardi përfshihej në aksionet sulmuese ishim të rrezikshëm e herë jo”, shprehet Spalleti.

Më tej, trajneri zikaltër shton. “Nëse nuk shënojnë Icardi e Perisic nuk do të thotë se kemi probleme në sulm, pasi mendoj se ishim në lojë për fitore deri në fund, për më tepër në një fushë të vështirë. Ne krijuam 4 raste të pastra shënimi, por nuk arritëm t’i konkretizojmë dhe ky është një problem që duhet ta zgjidhim, pasi duhet të jemi cinikë. Vendi i katërt është ende aty, jemi në garë me Romën dhe Lazion, që do të luajnë në derbi, ndaj gjithçka mund të ndodhë deri në fundNe besojmë ende te Champions League dhe besojmë se mund t’ia dalim mbanë”, tha Spalletti.

Related posts

Objektivi sensacional i Liverpoolit e Realit mbetet në shtëpi

Sadik.Autor

Bournemouth mposht Arsenalin, ‘topçinjtë’ zhyten në krizë

Q.Autor

E FUNDIT/ Situatë e trazuar te PARTIZANI, klubi i kuq pezullon SUPER lojtarin dhe njofton se…

Isa.Autor

Leave a Comment