Futboll Premier League Sport

Mesfushori i Liverpool humbet Kupën e Botës…

Alex Oxlade-Chamberlain do të humbasë një tjetër kampionat botëror, si pasojë e një dëmtimi serioz në gjurin e djathtë, të pësuar gjatë fitores 5-2 ndaj Roma në Champions League. Për mesfushorin anglez, që humbi për arsye shëndetësore edhe Kupën e Botës 2014, e ka mbyllur sezonin dhe periudha e riaftësimit zgjat më shumë se tre muaj.

Ky ishte një lajm shumë i hidhur për trajnerin Jurgen Klopp, i cili prej tre muajsh e aktivizonte si titullar lojtarin e ardhur nga Arsenal, por mbi të gjitha për trajnerin e kombëtares angleze, Gareth Southgate.

Sapo mori vesh lajmin e hidhur nga mjekët, 24-vjeçari telefonoi Southgate duke e sinjalizuar se nuk do të ishte i disponueshëm për në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme.

Chamberlain, që ka luajtur 32 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, kushtoi 40 milionë verën e kaluar kur erdhi nga Arsenal, ndërsa në këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje në të gjitha veprimtaritë me ekipin e Klopp dhe ka shënuar pesë gola.

Related posts

FTESA E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Barcelonës kthehet te kombëtarja e Brazilit në moshën 38-vjeçare

Delo.autor

VAZHDON “ÇËSHTJA ICARDI”/ Cassano kundër: Wanda Nara bën rrëmujë me deklaratat, ka krijuar…

Delo.autor

“BLERJE TË GODITURA, KUKËSI GJITHNJË PRETENDENT”/ Gega: Pengjet në merkato s’kanë fund, klubi bëri…

Delo.autor

Leave a Comment