Futboll Sport

Te Laçi ka optimizëm, po rikthehet edhe Escuerda

Nuk ka fituar që nga 18 marsi, por te Laçi dy barazimet e fundit ndaj Kukësit kanë rikthyer qetësinë dhe entuziazmin. Barazimi me gola në “Zeqir Ymeri” u dha biletën e finales në Kupën e Shqipërisë bardhezinjve, ndërsa në sfidën e kampionatit ndaj kampionëve në fuqi janë parë të motivuar për të dhënë më të mirën.

Loja e treguar në këto dy ndeshje ngroh së tepërmi ambientin te kurbinasit, pavarësisht se në kampionat situata në klasifikim nuk ka ndryshuar, me Laçin që mbetet në vendin e 5-të, 2 pikë prapa Partizanit dhe 4 larg Luftëtarit. Për më tepër që është afruar edhe Flamurtari në kuotë të njëjtë pikësh, duke shtuar presionin për zonën europiane.

Edhe pse në renditje asgjë nuk ka ndryshuar, ndaj Kukësit në kampionat është parë një skuadër që ka funksionuar si grup, pasi lojtarët komunikonin me njëri-tjetrin në fushë dhe nuk është rastësi loja e treguar. Edhe në seancat stërvitore grupi shihet i karikuar për të arritur objektivin nëpërmjet kampionatit, në mënyrë që në finalen e Kupës përballë Skënderbeut të jetë më i qetë në aspektin psikologjik.

Grupi në dispozicion të trajnerit Gentian Mezani është drejt plotësimit, pasi edhe mesfushori Escuerda është drejt rikuperimit. Braziliani ka nisur fazën riaftësuese duke punuar në palestër, teksa pritet që javën e ardhshme t’i bashkohet grupit në seancat stërvitore. Sprinti final po përgatitet në mënyrën e duhur për Laçin, që synon arritjen e Europës nëpërmjet kampionatit dhe pse jo të bëjë për vete për të 3-ën herë në histori Kupën e Shqipërisë.

Related posts

LOJTARI MË I MIRË I VITIT/ UEFA publikon kandidatët kryesor

F.autor

TENTOI TI PRISHTE FESTËN LIVERPULIT/ Van Dajk përcjell “kopshtarin” nga fusha e lojës

Delo.autor

E TRISHTË/ Fitoi Europianin me Francën, ataku kardiak i merr jetën ish-portierit…

Delo.autor

Leave a Comment