Futboll

“Tërmet” te Sporting Lisbona, vendimi drastik i presidentit

Tërmet në shtëpinë e Sporting Lisbona. Presidenti i klubit portugez, Bruno de Carvalho nuk e ka përtypur lehtë humbjen ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e parë të Europa League, dhe pas përfundimit të takimit, të fituar 2-0 nga “Los Colchoneros”, numri një i klubit portugez përmes një statusi në Facebook, ka “shfryrë” ndaj lojtarëve të tij. 46-vjeçari shkruajti fjalë shumë të ashpra në profilin e tij personal në rrjetin social duke theksuar se priste një grup të përqendruar lojtarësh, por pa një skuadër që nuk ishte fare në mbrojtje, duke drejtuar gishtin në mënyrë të veçantë ndaj Coates e Mathieu, të dy protagonistë të një ndeshjeje jo shumë pozitive. Diçka kjo që nuk i ka pëlqyer aspak disa prej futbollistëve kryesor të skuadrës, të cilët kanë reaguar publikisht kundër fjalëve të drejtuesit të tyre.

Një prej tyre ishte edhe Rui Patricio i cili shkruajti: “Më vjen keq për dufin e presidentit dhe për mungesën e mbështetjes nga ana e atij që duhet të jetë lideri ynë. Ktheu gishtin për të fajësuar lojtarët publikisht” lexohet në mesazhin e portierit 30-vjeçarit – kur bashkimi i një grupi bazohet në përpjekje të përbashkëta, pavarësisht nga situata që po kalojmë, mendoj se të gjitha problemet zgjidhen brenda grupit.” Reagimit të Rui Patricio iu bashkuan edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës. Gjithsesi replika nga ana e futbollistëve nuk i pëlque aspak presidentit, i cili mendohet se ka reauar me “dorë të hekurt” kundër senatorëve të skuadrës.

Sipas gazetës së famshme portugez, “Record”, Bruno de Carvalho ka pezulluar 19 lojtarë. “Jam lodhur me fëmijë të përkëdhelur, të cilët nuk respektojnë asgjë dhe askënd. Këta fëmijë të llastuar mendojnë se mund të shkojnë larg, por kësaj radhe durimi im ka një kufi edhe është ezauruar në lidhje me ata që mendojnë se mund të jenë më të rëndësishëm se klubi” është kundërpërgjigjur presidenti. Lojtarët e pezulluar mendohen të jenë: Rui Patricio, William Carvalho, Coates, Coentrao, Gelson, Piccini, Ëendel, Ruben Ribeiro, Doumbia, Bruno Cesar, Podence, Palhinha, Leao, Acuna, Battaglia, Bryan Ruiz, Bruno Fernandes, Montero e Ristovski. Tani mbetet të shohim me cilët lojtarë do të luajë Sporting në takimin e radhës në kampionat.

Related posts

Roberto Mancini optimist/ Pas një viti edhe ne si Franca

Sadik.Autor

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona heq dorë nga Coutinho, janë të gatshëm t’ia ofrojnë klubit të Premier…

Delo.autor

“MESI UTOPI…”/ Marota gënjeu njësoj edhe për Ronaldon. Afrimi i argjentinasit te Interi mund të bëhet realitet

Delo.autor

Leave a Comment