Futboll Sport

INTERI ELEMINOHET NGA KUPA E ITALISË/ Bologna fiton në shtesë

Bologna është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pasi eliminoi Interin. Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa në shtesë ekipi i Mottas fitoi 2-1. Në minutën e tetë, Asllani provoi të befasonte portierin Ravaglia, por ky i fundit grushtoi mjaft mirë topin. Pas gjysmë ore lojë, zikaltërit e Inzaghit nuk finalizuan me gol një zbritje të bukur, goditja e Frattesit u ndal nga “gardiani”.

Interi filloi mirë pjesën e dytë dhe iu afrua shumë golit. Arnautovic, i gjendur brenda zonës, nuk shfrytëzon si duhet një top të ardhur nga Asllani. Në minutën e 65-të, Corazza shkaktoi penallti pas një prekje me dorë, duke i “dhuruar” mundësinë e artë skuadrës nga Milano për të zhbllokuar ndeshjen.

Portieri i Bologna-s u shfaq sërish protagonist, Ravaglia kuptoi krahun dhe “hipnotizoi” Lautaro Martinez. Sulmuesi Martinez gaboi nga 11-metra, shans i shpërdoruar.

Në shtesë Interi shënoi me Augusto, por Bologna përmbysi llogaritë me Beukema dhe Ndoye.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmund “flirton” me golin, verdhezinjtë në sulm ndaj Realit (VIDEO)

F.autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Milan kërkon të “rrëmbejë” tre sulmues, ja emrat

Delo.autor

CR7 HUMB “SHËNJESTRËN”/ Ja statistika shqetësuese për Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment