Futboll Sport

I HOQËN TRE PIKË VLONJATËVE/ Futbollisti i Elbasanit: Keqardhje për Flamurtarin, por do ta shfrytëzojmë…

Tri pikët që iu hoqën Flamurtarit, ia kanë ndezur shpresat Elbasanit. Tani është hapur përfundimisht rruga për mbijetesën, pasi diferenca ka shkuar -4. Brenda pak ditësh verdheblutë janë rifutur fort në garë, ndonëse konsiderohej një mision i pamundur mbijetesa.

Fitorja në Vlorë në fundjavë dhe dënimi i kundërshtarit erdhi në momentin e duhur për elbasanasit. Endri Duka nuk i gëzohet shumë faktit që dënohen rivalët, ndonëse pohon se do ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai paralajmëron se do të luftojnë deri në finish dhe shpresojnë që të kapin vendin e 3-të të zonës “play out”, që të jep të drejtën e një ndeshjeje shtesë dhe rrjedhimisht shpëtimit.

“Asnjë skuadër nuk duhet të gëzohet kur dënohet një rival, edhe pse në rastin konkret neve na hapet rruga për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Më vjen keq për ta dhe problemet që mund të kenë, megjithatë ne do mundohemi që ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Është një shans që na jepet. Gjithsesi, ne na mbajti në garë edhe fitorja në Vlorë, sepse nëse nuk fitonim aty, tani do flisnim ndryshe. Ne, për aq kohë sa matematika na e ka lejuar dhe do të na e lejojë, do të shpresojmë.

Tani na mbetet vetëm të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet, por kemi besim se edhe këtë sezon mund t’ia dalim. Elbasani është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë, këtë e kemi dëshmuar edhe vjet. Ishim në situatë deri diku të ngjashme dhe në fund mbijetuam”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën 33- vjeçari.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

NJIHET SI NJË NGA FUTBOLLISTËT MË SEKSI NË PLANET/ Ja sëmundja nga e cila vuan Beckam (FOTO)

Delo.autor

AKORDI VLLAZNIA-DA SILVA/ Shkresë në FSHF për pagat, ja prapaskenat me fantazistin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment