Futboll

Titulli në Itali, kombëtarja axurre, Champions-i, Messi, Ronaldo… Ja “skaneri” i Fabio Capello

Fabio Capello analizoi të tashmen e futbollit italian, në intervistën e dhënë për njërin nga stacionet e RAI. Ish-trajneri beson se futbollit të vendit të tij i mungon talenti. “Ne jemi trajnerë të mirë, kur kemi lojtarë të nivelit të lartë. Eshtë e vështirë për të bërë mirë me lojtarë mediokër. Deri më tani nuk ka lojtarë të mëdhenj, nuk ka liderë që bëjnë diferencën, – tha ai.

– Edhe pse jemi përmirësuar, duhet të punojmë në një aspekt tjetër. Fëmijët duhet të mësohen për të luajtur futboll, të kontrollojnë topin në Itali dhe të flasim për taktikë që në moshën 12-vjeçare. Edhe në Spanjë, gjithmonë, nuk i japin vetëm topin fëmijës, por udhëhiqen nga njerëz që u mësojnë futbollin, u mësojnë teknikën e taktikën”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, Capello tha: “Unë kam pasur disa përvoja, edhe me ekipe kombëtares si Anglia dhe Rusia. Pastaj kërkova të bëj trajnerin e ekipit përsëri. Jiangsu në Kinë ishte eksperienca ime e fundit. Në futboll kam bërë gjithçka që kam kërkuar, jam shumë i lumtur me atë që kam arritur. Tani jam i lumtur të jem një komentator futbolli, sepse gjithmonë fitojmë në këtë rol”.

Dy fjalë edhe për postin e trajnerit të kombëtares italiane, ku Roberto Mancini konsiderohet favorit së fundi: “Mancini është një trajner me përvojë, i cili ka udhëtuar në botë dhe kjo do ta ndihmojë në marrëdhëniet me lojtarët, por do të vuajë mungesën e talentit në kombëtaren aktuale”.

Një vlerësim edhe për Champions-in nga trajneri i njohur italian, Capello: “Kur keni Ronaldon dhe Messin në skuadër, ju e nisni ndeshjen  1-0. Të dy janë gjithmonë lojtarë kyç, ika referimi te Reali dhe Barcelona. Këtë vit, më shumë se kurrë, Ronaldo ka qenë përcaktues, edhe pse po luan pak ndryshe. Messi shpik pothuajse në çdo ndeshje gjëra nga hiçi. Pikërisht cilësia e këtyre lojtarëve dhe mundësitë ekonomike të ekipeve mungojnë në Seria A. Prandaj, La Liga e Premier League janë më lart se liga jonë”.

Po cilët janë pasardhësit e Ronaldos dhe Messit për Kapellon. Ja përgjigjia e tij: “Neymar duhet të përmirësohet, por mund të krahasohet në cilësi me Messi. Ai ka edhe më shumë imagjinatë, por Mbappe, gjithashtu, ka një të ardhme të madhe. Ata janë kandidatët e ardhshëm për të fituar “Topin e Artë”, pas epokës “Messi-Ronaldo”.

Një parashikim edhe për titullin në Seria A: “Juventusi ka forcë mendore dhe aftësi teknike, Ka edhe një trajner, që di si t’i lexojë shumë mirë ndeshjet. Unë shoh Juventusin si favorit për ta fituar titullin në Itali edhe këtë sezon”.

Related posts

Femra, Shqipëria U19 mposht Kosovën në miqësore

Sadik.Autor

U GRUMBULLUA PËR HERË TË PARË ME SHPRESAT/ Sulmuesi Bushaj: Ëndërr të jem pjesë e Kombëtares, e ardhmja…

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATO/ Neymar dëshiron largimin nga PSG, projektohet shkëmbimi me…

Delo.autor

Leave a Comment