Futboll Seria A

Tjetër fitore “alla Allegri” për Juven, por kundër Real duhet ndryshuar

Në vezën e Pashkëve të Allegri-t ka pasur një dhuratë. Këtë herë, falë fitore 3-1 ndaj Milan, tifozët e Juventus janë shpërblyer me një avantazh prej katër pikësh ndaj Napoli-t kur kanë mbetur edhe tetë javë nga fundi i Serisë A.

As goditja e ish-it Bonuçi nuk ka arritur t’i prishë Pashkët e bardhezinjve. Ligji i “Allianz Stadium” kundër kuqezinjve ka funksionuar përsëri: 7 ndeshje dhe po kaq fitore për bardhezinjtë.

Por nuk ka kohë për të festuar sepse të martën kthehet Champions-i. Çerekfinalja me Real Madrid është një sfidë tërheqëse dhe e komplikuar. Edhe pse problemet me formacionin nuk janë larguar me kthimin në fushë të Cuadrado-s.

Në fakt, kundër kampionëve të Europës në fuqi do të duhet një tjetër magji e Allegri-t. Ndoshta do të kthehet në dispozicion Mandzukic, ndoshta Cuadrado do të mund të aktivizohet më shumë se 25 minuta në këmbë, ndoshta edhe Alex Sandro do të jetë në dispozicion, por do të mungojnë të skualifkuarit Benatia dhe Pajnic, dy lojtarë kyç për Juventus që nga fillimi i sezonit.

Real do ta nisë sfidën e dyfishtë si favorit, por Allegri shpreson të gjejë një tjetër zgjidhje për enigmën e radhës: kundër Milan kanë qenë vendimtarë aktivizime e douglas Costa dhe Cuadrado, me Tottenham, në ndeshjen e kthimit, kur duhej të shënoheshin dy gola në 35’ për t’u kualifikuar, kanë qenë vendimtarë aktivizimet e Lichtsteiner dhe Asamoah.

Metoda Allegri po vazhdon të japë rezultate për “Zonjën e Vjetër” dhe bardhezinjtë do të kenë nevojë për një tjetër gjetje të tij të martën në mbrëmje kundër Real Madrid.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Goran Pandev futet “mik”, tenton të afrojë tek Genoa futbollistin shqiptar

Delo.autor

Edhe një futbollist shqiptar i ftuar në ndeshjen e yjeve për bamirësi

Q.Autor

“EURO 2020″/ Pas 11 minutash lojë, sulmuesi Depay ndëshkon Austrinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment