Futboll Sport

Java e veçantë e Superiores, e gjitha luhet në një ditë!

FSHF ka programuar javën e 32-të të Kategorisë Superiore dhe do të zhvillohet e gjitha në një ditë, pasi java pasardhësi do të zhvillohet të mërkurën. E veçanta tjetër në përballjet e kësaj jave ka të bëjë me faktin se tre prej ndeshjeve do të luhen pa praninë e publikut. Kështu, Laçi do të presë skuadrën e Skënderbeun në shtëpi, por nuk do të ketë mbështetjen e publikut, pasi Komisioni i Disiplinës i ka dënuar kurbinasit të luajnë dy ndeshje pa tifozë pas problemeve në sfidën me Kukësin në kampionat.

Kampionët në fuqi e kanë pësuar në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë dhe me Lushnjën stadiumi “Zeqir Ymeri” do të jetë i boshatisur. Në të njëjtën orë, 16:00, Kamza pret Luftëtarin, që po kërkon të kapë vendin e dytë në klasifikim. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj, do të kërkojë maksimumin për të siguruar qëndrimin në Superiore dhe ky është një mision mjaft i vështirë.

Në orën 19:00 do të zhvillohen dy takimet e tjera, që pritet të jenë mjaft të forta. Partizani përballet me durrsakët dhe “Guerrils” nuk do të jenë në stadium, ashtu si edhe pjesa tjetër e tifozëve, pasi Disiplina i ka dënuar të kuqtë të luajnë dy takime pa praninë e publikut. Në Vlorë luhet një tjetër takim interesat. Flamurtari do kërkojë rikthimin te fitorja dhe për këtë duhet të mposhtë Vllazninë mysafire. Më poshtë lista e plotë e ndeshjeve me oraret e përcaktuara nga FSHF.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E shtunë, më 5 maj, 2018
16:00 Laçi-Skënderbeu
16:00 Kukësi-Lushnja
16:00 Kamza-Luftëtari
19:00 Partizani-Teuta
19:00 Flamurtari-Vllaznia

Related posts

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Bombarohet porta e Real Madrid, traversa i vjen në ndihmë të Courtois (VIDEO)

Delo.autor

Juventusi në telashe: Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

Q.Autor

“PO TË KISHA ARDHUR QË NË FILLIM DO FITONIM KAMPIONATIN”/ Ibrahimovic: Kanë një muaj kohë ose nuk…

Delo.autor

Leave a Comment