Boks

Tyson Fury: Ka vetëm një “mbret”, dueli Joshua-Parker një turp

Boksieri britanik Tyson Fury ka reaguar pas fitores që Anthony Joshua arriti me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Joseph Parker mbrëmjen e së shtunës, duke thënë se “Gjithnjë do të ketë vetëm një numër 1, dhe ai jam unë”.

Fury postoi edhe një foto në rrjetet sociale, duke pozuar me 4 titujt kampionë bote që ai pat marrë pas fitores së arritur në nëntor të 2015-ës, kur mundi legjendën Wladimir Klitschko. Më pas, britanikut iu hoqën titujt kampionë bote, pasi doli pozitiv dhe revanshi me ukrainasin u anullua dy herë.

Do të ketë vetëm një “numër 1”. Unë jam mbreti i vërtetë dhe mendoj se njëerëzit e panë dhe kuptuan këtë gjë pas duelit Joshua-Parker.

Unë nuk jam larguar akoma nga sporti”, u shpreh Fury, duke lënë të mendosh se ai do të rikthehet në ring edhe pse ka më shumë se 2 vjet e gjysmë që nuk duelon. Janë të shumtë ata që mendojnë se Joshua duhet të përballet me Fury në një duel britanik, por duket se kampioni aktual i botës mendon për një sfidë me Wilder, që mban edhe titullin e fundit të peshave të rënda (WBC).

Më tej, Fury, duke komentuar dielin mes Joshua dhe Parker që u zhvillua në Kardif, u shpreh: “Pashë sfidën dhe m’u duk sikur në ring ishin dy hunj që lëviznin. Ata nuk janë aq të zotë sa për të qenë edhe partnerët e mi në stërvitje.

Një duel pa nivel, grintë dhe emocione, gjithçka bëhet vetëm për parà. Ja përse në botë ka vetëm një Tyson Fury, kjo është arsyeja. Ky është viti i rikthimit tim të madh në ring. Unë mund ta mposht Joshua në rinkthimin tim në ring. Ky ishte një duel m…, një paraqitje e dobët e të dy boksierëve”.

Related posts

PAMJE TË RËNDA/ VIDEO po bën “NAMIN: Ajo që i ndodhi luftëtarit është e FRIKSHME (VIDEO)

Isa.Autor

MAYWEATHER KA NJË “SËMUNJDE”/ Përsëri poston VIDEO me miliona dollarë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Rezultat historik në Serbi, Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit

Delo.autor

Leave a Comment