Boks Sport

KËRKESA PËR TË DUELUAR JANË TË SHUMTA/ Mayweather merr vendimin për të ardhmen: Ja kur do më shihni në ring

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierë, ka konfirmuar sot se nuk do të rikthehet më kurrë në ring si boksier profesionist. Gjithsesi, 42-vjeçari, ka konfirmuar se nuk do të refuzojë ofertat që do t’i vijnë për duele “show” në ring. Floyd Mayweather ka deklaruar se ka marrë këtë vendim, për të mos u rikthyer në ring, për të mbrojtur shëndetin e tij. Kërkesat në adresë të tij për të dueluar janë të shumta.

“Më kanë telefonuar shumë persona që më kërkojnë të rikthehem në ring, por kam thënë jo. Përparësi për mua ka shëndeti im. Boksi është një sport shumë brutal. Vitet e fundit, shumë boksierë kanë vdekur në ring pas goditjeve që kanë marrë. Kam marrë një vendim dhe kam thënë “mjaft”. Kam patur një karrierë të jashtëzakonshme. Paratë do t’i bëj duke zhvilluar duele show në ring, por oferta duhet të jetë nga 10 deri në 30 milionë dollarë”, tha Mayweather.

Related posts

Raiola i ofron Donnarummën dy klubeve të mëdha

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Shqipëria, në të njëjtin nivel me Poloninë

Delo.autor

Po vjen “El Classico”! Këto janë dhjetë arsyet pse nuk duhet ta humbisni

Sadik.Autor

Leave a Comment