Moto GP

Spanjolli i Honda operohet në dorë pas aksidentit në Argjentinë

Pak ditë pas aksidentit në pistën e Termas, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Argjentinës në Moto GP, piloti spanjoll Dani Pedrosa është operuar në pulsin e dorë së djathtë. Një ndërhyrje kirurgjikale e papritur për spanjollin e Hondës, që rrezikon të mos jetë në pistën në garën e ardhshme, pas 10 ditësh, në Amerikë. Operacioni u krye sot në Barcelonë, pas mbërritjes së Pedrosës.

Pedrosa vendosi të operohet kaq shpejt, në mënyrë që të jetë gati për garën e radhës, në pistën e Austin, një garë ku Honda gjithnjë ka arritur rezultate të mira. Piloti spanjoll u përfshi në një aksident me Johann zarco që në xhiron e parë të garës së Argjentinës. Kjo nuk është hera e parë që Pedrosa operohet, pasi edhe në vitin 2011 është operuar pas një gare të La Mansh, kur pësoi një aksidenti me Marco Simoncelli.

Related posts

KORONAVIRUSI FUT NË KAOS MOTO GP/ Pas Katarit shtyhet edhe gara e Tajlandës

Delo.autor

Rossi ka një përgjigje të bukur, kur i thonë që është shumë plak

Sadik.Autor

Zyrtare/ Honda merr Lorenzon, 2019-a pritet spektakolare

Sadik.Autor

Leave a Comment