Futboll Sport

Neymar arrin Romario, vetëm Ronaldo dhe Pele kanë bërë më mirë se ai

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka arritur Romario, si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Brazilin. Me golin e shënuar në minutën e 63-të, në fitoren 3-0 në miqësoren ndaj Austrisë në Vjenë, Neymar ka arritur koutën e 56 gola me fanellën e “Selseao”, në 86 ndeshje.

26-vjeçari është vetëm shtatë gola larg vendit të dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së Brazilit, pasi “Fenomeni” Ronaldo ka shënuar 62 gola në 98 ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë kombëtare është i madhi Pele, autor i 77 golave në karrierën tij, në 92 ndeshje me Brazilin. “O’Rei” ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa Ronaldo dy herë dhe Romario një herë.

Related posts

Sonte rikthehet Champions League, skuadra shqiptare luan një transfertë “luksi”

Isa.Autor

ZVICRA E NDJEK QË NGA VITI 1995/ Një legjendë mund të drejtojë Xhakën dhe Shaqirin në Botëror

Delo.autor

PAS VIZITAVE MJEKËSORE/ Ja kur pritet të zyrtarizohet Messi si futbollisti më i ri tek PSG…

Delo.autor

Leave a Comment