Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Ricciardo zbulon të ardhmen: Nuk dua një kontratë afatgjatë

Daniel Ricciardo, pas fitores një javë më parë në garën e zhvilluar në Kinë, është ende në kërkim të një skuadre që mund t’i garantojë titullin kampion në Formula 1 sezonin e ardhshëm. Kontrata e pilotit australian me makinën Red Bull skadon në fund të këtij viti, ndaj ai ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. Por në një intervistë për “Times”, Ricciardo ka deklaruar se synon një kontratë 1 ose 2-vjeçare.

Nëse do të fitoj gara të tjera me Red Bull dhe nëse do të tregojmë se jemi kompetitivë e4dhe sezonin tjetër do të qëndroj këtu. Në të kundërt, do të shoh mundësitë e tjera që do të më ofrohen”, tha piloti australian, që në lidhje me një transferim të mundshëm te Ferrari, shtoi: “E di që kanë dëshirë që unë të garoj me ta, por deri më tani nuk më kanë kontaktuar”.

Më tej, Ricciardo ka pranuar se konkurrenca do të jetë e madhe këtë sezon. “Nuk dua të firmos një kontratë afatgjatë, pasi nuk e di se në cilin drejtim po shkon sporti ynë. Idealja do të ishte një kontratë 2-vjeçare. Dua makinën më të mirë. Në garën e fundit, në Kinë, tregova se me një makinë fituese mund të jem para të gjithëve”, tha australiani Daniel Ricciardo.

Related posts

Akuzat për rroga të padhëna, Tirana nxjerr blof kenianin Musa (FOTO)

Sadik.Autor

U OPERUA TALENTI I CHELEAT/ Ja kur rikthehet Hundson-Odoi në fushën e blertë (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ CHELSEA vepron në fshehtësi për TALENTIN, gati të “djegë” Juven dhe Interin

Isa.Autor

Leave a Comment