Formula 1

Fernando Alonso gjen çelësin për suksesin e McLaren

Vendi i pestë i Fernando Alonsos në çmimin e Madh të Australisë, që ishte edhe gara e parë e këtij sezoni të ri në Formula 1, ishte një rezultat i shumë faktorëve miks si, një menaxhim fantastik i makinës, një strategji e suksesshme, karakteristikat e cirkuitit si dhe problemet e Haas e Bottas.

Një pikë shumë e mirë nisjeje, por që gjithsesi është ende e pamjaftueshme për të thënë se McLaren mund të konkurroje denjësisht me makinat si Mercedes, Ferrari apo Red Bull. I intervistuar për “Channel 4”, spanjolli Alonso foli për inteligjencë dhe koherëncë, janë këto dy faktorët kyç sipas pilotit 36-vjeçar për të siguruar qëndrimin në garë.

“Për të arritur pilotët që janë në krye duhet të bëjmë diçka të veçantë. Duhet të kemi ide inteligjente, sepse të tjerët kanë diçka më shumë që është e vështirë të konkurrosh. Por në të njëjtën kohë duhet të jemi edhe koherentë, duhet të fitojmë sa më shumë pikë në çdo garë, kështu që po, kemi nevojë për një makinë më të shpejtë, ashtu siç kemi nevojë edhe për rezultate konstante” – u shpreh Alonso në intervistën e tij.

Ndalesa e radhës në Botërorin e Formula 1, është në këtë fundjavë më datë 8 Prill, me garën që do të zhvillohet në cirkuitin e Bahrain, një pistë kjo e preferuar për disa pilotë për vet karakteristikat që ajo mbart.

Related posts

E ARDHMJA E ISH-PILOTIT TË F1/ Alonso nis një tjetër aventurë të çmendur, zbarkon në garat… (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Parashikimi i frikshëm, ja çfarë mund të ndodhë nëse nuk zhvillohet Botërori këtë vit

Delo.autor

Renault prezanton makinën për vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment