Sport Të tjera

SKANDALI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Tenistja Peng: S’kam thënë se jam dhunuar, shumë gjëra janë keqinterpretuar

Tenistja kineze Shuai Peng, që përfundoi në qendër të vëmendjes botërore pas akuzave për dhunë seksuale nga ish-zv.kryeministri i këtij vendi, përmes një video të publikuar nga mediat qeveritare ka folur për këtë ngjarje.

Po flas sot dhe nuk dua ta diskutoj më këtë argument. Dua që gjërat të jenë të qarta për të gjithë. Unë nuk kam denoncuar apo nuk kam shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht. Këto janë gjëra të jetës time private. Shumë gjëra janë keqinterpretuar dhe kanë ndryshuar nga realiteti”, tha Peng në video.

“Versionin kinez të postimit tim e kam shkruar vetë, atë anglisht është përkthyer automatikisht, por në të dyja rastet thuhej e njëjta gjë. Ju falënderoj që jeni shqetësuar për mua, por kam qenë në shtëpi duke u qetësuar. Askush nuk më ka kërcënuar për të thënë këtë apo atë gjë”, u shpreh Peng.

Related posts

SKANDALI ME ZBULIMIN E PAGAVE/ Brdariç: Në Gjermani do të shkonim te… gjykatësi!

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Moto GP, anullohet gara e Çmimit të Madh të Katarit (FOTO)

Delo.autor

PRANON KAOSIN TEK BARCELONA/ Mesfushori Vidal: Takimi Setién-Messi e ndryshoi situatën

Delo.autor

Leave a Comment