Boks Sport

“Vullkani” Faton Vukshinaj merr një tjetër fitore

Talenti më i madh i boksit profesionist në Zvicër, shqiptari Faton Vukshinaj, fitoi ndeshjen e 6-të radhazi në Grand Casino të Baselit, duke u konfirmuar si një boksier mjaft premtues.

“Vullkani” (kjo është nofka e boksierit shqiptar) triumfoi në ring ndaj një kundërshtari me shumë përvojë, sikurse është Nodar Robakidze (51 duele si boksier profesionist), dhe arriti ta mposhtte bindshëm me pikë në një duel me 8 raunde.

Kundërshtari nga Gjeorgjia, Nodar Robakidze, ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk ofronte hapësira për godite, por Vukshinaj megjithatë ishte dominues në çdo raund dhe e ngriti intensitetin e dyluftimit nga njëri raund në tjetrin, duke e fituar kështu secilin nga 8 raundet, gjë që në fund e vulosën edhe 3 gjyqtarët zyrtarë, duke i dhënë fitoren e merituar boksierit me prejardhje nga Prizreni, i cili ka i lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës.

“Fatoni po mëson shumë nga dueli në duel. Strategjia e luftës së tij mbrëmë ishte shumë e mençur, për këtë ka merita të mëdha edhe vëllai e trajneri i tij, Mërgim Vukshinaj, i cili për çdo kundërshtar e gjen strategjinë e duhur dhe e dirigjon Fatonin në ring për mrekulli. Viti 2018 për Fatonin sapo ka filluar, shpresoj që brenda këtij viti do i arrijmë edhe disa fitore të tjera”, shprehet Luan Dreshaj, Menaxheri i Faton “EL VULCANO” Vukshinaj.

Related posts

PRAPASKENAT/ Nga paga tek strategjia e Raiolës, ja pse portieri Donnarumma nuk u transferua tek Juventus…

Delo.autor

“SKANON” PORTUGEZIN E JUVENTUSIT/ Fabio Capello: Ka një problem te krosimet…

Delo.autor

GODITJE E BUJSHME/ Vjen një argjentinas dhe ikën tjetri, me ardhjen e Dybala-s te Inter largohet… Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment