Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Wilder kërcënon Tyson Fury: Këtë herë nuk ke se ku të fshihesh

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka dhënë të dielën një intervistë për mediat, e para pas 16 muajsh, që nga humbja e titullit kampion bote në peshën e rëndë ndaj Tyuson Fury (shkurt 2020). Ai ka folur për duelin e 24 korrikut, ku në Las Vegas do të përballet me britanikun, për t’u hakmarrë dhe rrëmbyer Fury titullin kampion bote.

“Këtë herë ai nuk ka se ku të fshihet, nuk ka se ku të shkojë. Ai duhet të vijë e të përballet direkt me mua nëse dëshiron të qëndrojë në këmbë në ring. Unë jam boksieri me grushtin më të rëndë në historinë e peshës së rëndë dhe do të vazhdoj të jem i tillë edhe pas kësaj sfide”, u shpreh Deontay Wilder, 42 fitore, 1 barazim, 1 humbje në karrierë.

“Jam gati të rimarr titullin tim. Ai donte të largohej nga unë, por ne kishim një kontratë që na mbante të lidhur për këtë duel të tretë. Ai dha fjalën, nënshkroi kontratën dhe duhej të mbyllte biznesin me mua para se të mendonte për të tjerët”, tha Wilder.

Related posts

“KATAR 2022″/ Botërori i shkretëtirës, “grepi” i sheikëve për të pastruar… imazhin

Delo.autor

E BUJSHME/ Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Messi

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Benevento. Rezutltati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment