Futboll Sport

Zbulohen dy trajnerët e preferuar të Abramovich për të zëvendësuar Conten te Chelsea

Me Antonio Conten që është çdo ditë e më larg Chelseat, drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e italianit.

Siç shkruan “Daily Telegraph”, në listën e shkurtër të Roman Abramovich qëndrojnë trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, dhe Maurizio Sarri i Napolit.

Kjo nuk është hera e parë që Sarri pëlqehet nga drejtuesit e Chelseat, ndërkohë që gjysmëfinalja e Champions League, e arritur në “timonin” e Romës, ka rritur kuotat e Di Francesco, që shikohet në Londër si ideali për të drejtuar skuadrën që nga viti i ardhshëm.

Sido që të shkojë, Chelsea fillimisht duhet të shkarkojë Conten, pastaj të konkretizojnë gjithçka përsa i përket zëvendësuesit të tij.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ ZYRTARE: Ja futbollisti I PANJOHUR që do të mabjë NR.7 tek REALI (VIDEO)

Isa.Autor

ELIMINATORET EUROPA LEAGUE/ Jo vetëm Partizani, në fushë zbresin edhe legjionarët

Delo.autor

U KAP ME DOPING/ Sakho shumë afër rikthimit në Francë por jo te PSG

Isa.Autor

Leave a Comment