Futboll Sport

Gjashtë kandidatura për të marrë vendin e Wenger te Arsenal…

Arsenal duket se do t’i jap fund epokës së Arsene Wenger dhe londinezët kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Nëse “topçinjtë” nuk fitojnë Europa League, ku do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Atletico Madrid, si mundësia e vetme për të arritur në Champions League, atëherë do të zyrtarizohet divorci me francezin që është në klub prej 21 sezonesh.

Shefi ekzekutiv Ivan Gazidis, sipas asaj të bën të ditur “Telegraph” i ka dhënë udhëzime shefit të merkatos Sven Mislintat të punojë për të gjetur zëvendësuesin e Wenger.

Emri i parë i listën e Arsenal është Luis Enrique, i kërkuar edhe nga Chelsea, por ai pretendon 15 milionë euro neto në sezon dhe të dy klubet e Londrës po hezitojnë.

Alternativat e ish-trajnerit të Barcelonës janë dy gjermanë që kanë shkëlqyer në Bundesligë, Julian Nagelsmann i Hoffenhem dhe Domenico Tedesco i Schalke.

Në listën e “topçinjve” janë edhe ish-futbollisti i Arsenal, Mikel Arteta, aktualisht ndihmësi i Guardiola te Manchester City, Leonardo Jardim i Monaco dhe Brendan Rodgers i Celtic.

Pra janë plot gjashtë kandidatura në pritje të një telefonate.

Related posts

Dikur luante te Interi, nuk do ta besoni ku ka përfunduar Mauro Zarate

Q.Autor

TAKIMI REAL MADRID-LIVERPOOL/ Perez planifikon shkëmbimin e lojtarëve, ja yjet e mëdhenj

Delo.autor

PËRBALLJA MILAN-JUVENTUS/ Nga hidhërimet e fundit në “San Siro” te duelet e lojës, ja 50 hijet e super sfidës…

Delo.autor

Leave a Comment