Futboll La Liga

Zidane: Nuk do ta bëjmë “korridorin” e Barçës, është vendimi im

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, u shfaq para mediave në “Valdebebas” për të analizuar derbin e kësaj të diele në “Santigo Bernabéu”, kundër Atlético Madrid. Francezi zbuloi se Real Madridi nuk do të bëjë “korridorin” e Barçës.

Si është menaxhuar ngarkesa fizike dhe emocionale e lojtarëve?
Ajo menaxhohet si gjithmonë, ne kemi pasur disa ditë për t’u përgatitur. E njëjta gjë edhe për Athletico Madrid. Madje, ai ka pasur më pak ditë përgatitje se ne. Jemi të përgatitur emocionalisht, fizikisht, në gjithçka. Ndodhemi në një moment të mirë dhe ajo që duam është që të vazhdojmë me këtë ritëm të mirë.

Si e përballoni momentin kur duhet t’i tregoni Ronaldos se duhet të pushojë?
Është bërë natyrshëm. Gjithmonë flasim me Cristianon, me lojtarët në përgjithësi. Kur ka shumë ndeshje, ne e dimë se dikush duhet të pushojë. Thjesht flasim për këtë dhe asgjë. Unë nuk do të flas për detajet, kjo është për dhomat e zhveshjes dhe qëndron atje.

Doni ta fitoni derbin, edhe pse kjo mund të bëjë që t’i bëni dhuratë Barçës për t’u shpallur kampione…
Ne nuk do të bëjmë “korridorin” e Barçës, por thjesht jemi përqendruar te ndeshja e nesërme. Thjesht mendojmë për tri pikët e nesërme, jo për gjë tjetër. Është një ndeshje e kampionatit dhe ajo që duam është të fitojmë. Atletico Madrid e meriton vendin ku është, i dyti në La Liga. Ajo çfarë mund të bëjmë është të shkurtojmë distancën me ta dhe nesër do të përpiqemi për këtë.

Skema kundër Atletico Madridit?
Ju do ta shihni nesër. Pyetja është e mirë, por nëse ju përgjigjem, ju e dini se çfarë do të ndodhë. Unë i mbaj për vete gjërat që do të bëj nesër.

A keni biseduar me Bale? A mund të vazhdojë ai te Real Madridi?
Tani kemi një lojë përpara, që do ta luajmë nesër. Gareth është si të tjerët, edhe për sezonin e ardhshëm. Gareth është këtu si gjithë të tjerët. Ajo që ju doni të thoni është se po luan më pak, por nuk është kështu. Ka shumë ndeshje dhe, pavarësisht se si do ta përfundojmë sezonin, Bale është një lojtar i Real Madridit dhe do të qëndrojë këtu. Pastaj, si gjithmonë në futboll, nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua dhe me lojtarët. Do të shohim…

E ardhmja juaj?
Asgjë, absolutisht asgjë.

Pse është e rëndësishme të përfundoni në vendin e tretë?
Është detyra jonë, të japim maksimumin në secilën ndeshje dhe të presim pikët maksimale. Ne gjithmonë duhet të tregojmë se duam të fitojmë, të jemi konkurrues. Nuk e di se si do të mbarojë sezoni. Gjithkush mendon se sezoni dhe La Liga ka mbaruar, por duhet të vazhdojmë të besojmë deri në fund.

Related posts

AKORDI DORTMUND-HAALAND/ Merret vendimi për të ardhmen e sulmuesit norvegjez…

Delo.autor

JO VETËM CRISTIANO RONALDO/ Klubi saudit gati ofertën e “çmendur” për Leo Messin

F.autor

U NGJITËN NË LIGËN B/ Lojtarë të Kombëtares zgjidhen në formacionin më të mirë të grupit në Nations League

Delo.autor

Leave a Comment