Futboll La Liga

Bayern Munich, 100 milionë euro për portierin e Barcelonës

Bayern Munich do të kërkojë të nënshkruajë me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, këtë verë, thotë “Don Balon”. Kampionët e Bundesligës janë të shqetësuar për shëndetin e Manuel Neuer, i cili ka humbur shumicën e sezonit me lëndime. Dhe gjigandët bavarezë shpresojnë se një ofertë 100 milionë eurosh do ta bindë Barcelonën për të lëshuar 25-vjeçarin.

Në fakt, portieri i Barcelonës është ai që zë pozicionin e Neuer në ekipin kombëtar gjerman. Sidoqoftë, ideja e klubit katalanas nuk ka qenë kurrë që të shesë një nga lojtarët më të mirë të saj. Kujtojmë se klauzola e çlirimit të portierit nga kontrata aktuale në “Camp Nou” është 180 milionë euro.

Related posts

HISTORISË SË DASHURISË I VJEN FUNDI/ Wanda Nara i jep lajmin e hidhur drejtuesve “zikaltër”

Delo.autor

LAZIO-INTER/ Snajperistë dhe muskuj, ndeshja që premton spektakël

Delo.autor

ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë në Katar, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Dalic

Delo.autor

Leave a Comment